Operacioni Mesnata, arrestohet vlonjati në Tiranë, mashtroi për para në Shkodër

Tiranë, 1 gusht, NOA Një 63- vjeçar nga
Vlora është arrestuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Thanas Stavri Moçka, është arrestuar në kuadër të operacionit
Mesnata sot në Tiranë dhe akuzohet për
mashtrim.
Moçka është autori i vjedhjes së një shume të madhe parash me anë të mashtrimit. Burime nga Drejtoria e Policisë së Shtetit thanë për Agjencinë NOA se Moçka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës në mars të vitit të kaluar.
Akuzat ndaj tij kanë pasur të bëjnë me mashtrimin e disa personave duke u marrë paratë.
Prej kohësh Moçka banonte në Tiranë.
a.k/NOA