E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi 13 dele në Farkë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Tiranë, 1 shtator, NOA Një 41 vjeçar nga Tirana është arrestuar dje nga Policia e Tiranës me akuzën për vjedhje. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Agjencinë NOA se Ilir Shaban Dika një javë më parë ka shkuar në fshatin Farkë e Vogël në Tiranë dhe nga oborri i një fshatari ka vjedhur bagëtitë.

Bëhet fjalë për 13 krerë dele, të cilat janë marrë gjatë orëve të vona të natës. Pasi i ka marrë delet Dika i ka shitur ato në tregun e kryeqytetit.

Po për këtë rast policia ka ndaluar dhe një bashkëpunëtor të tij. Agim Qamil Duka, 68 vjeç, është vënë nënë hetim për përftim nga përvetësimi i parave e sendeve të vjedhura.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›