E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset 35-vjeçari, qe dënuar me 11 vite burg për prostitucion

Durrës, 1 Shtator, NOA Forcat e policisë së Durrësit kanë ekzekutuar në mjediset e burgut 302 në Tiranë urdhrin e prokurorisë të lëshuar që 5 vjet më parë për ndalimin e Dritan Domit, 35-vjeç, lindur e banues në fshatin Rrubjekë të Maminasit.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se ndalimi i tij u bë pasi gjykata e Durrësit, përmes një vendimi të datës 14.05.2004, e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

Bëhet me dijeni ndërkaq se ky person që 5 vjet më parë është shpallur person në kërkim nga policia e Durrësit, ndërsa Interpoli i Tiranës ka mundësuar ekstradimin e tij nga Frankfurti i Gjermanisë.

Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›