Kapet pas dy vjetësh i kërkuari për vrasje
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen” është arrestuar mëngjesin e djeshëm në qytetin e Librazhdit. Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Sajmir Muça, deklaroi se në kuadër të operacionit të koduar “Plagë të Vjetra”, është bërë arrestimi i 34-vjeçarit Nevit Dashballa, si dhe shpallja në kërkim e 30-vjeçarit Besim Duka, që të dy me banim në qytetin e Librazhdit”. Sipas burimeve zyrtare, këta persona, në bashkëpunim, në datën 22 prill të vitit 2008, kanë plagosur me mjete të forta 25-vjeçarin Ramazan Murrashi me banim në Librazhd, i cili për shkak të plagëve të marra vdiq në spitalin kirurgjik të Elbasanit, disa ditë më pas. Sipas Muçës “...dy autorët e krimit u shpallën në kërkim dhe vetëm sot u bë kapja e njërit prej tyre, Nevit Dashballa, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij”.
#