E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria Arsimore: Do të shqyrtojmë sjelljen e mësuesve

Reagimet

Drejtoria Arsimore e Lushnjës, prej pak javësh është kthyer në zyrën arsimore, ku shërbejnë vetëm pesë specialistë dhe një drejtor. Shkurtimi dhe reforma në administratën e kësaj drejtorie bëri që ky institucion të përballet me reformën më të thellë dhe të ketë varësi direkte nga Drejtoria Rajonale e Fierit, ndryshe nga periudha e mëparshme. Drejtori i ri i kësaj zyre është ish-nënprefekti Daut Sulaj, i cili menjëherë pas ngjarjes ka marrë në shqyrtim situatën. Sulaj ka shkuar në shkollë dhe ka marrë dëshmitë e mësuesve dhe të nxënësve, të pranishëm në momentin e debatit, si dhe të të tjerëve që njihnin jo vetën nxënësin agresiv, por edhe mësuesit e përfshirë në debat. Sulaj tha për “Shqip” se do të ketë masa konkrete për këtë situatë, edhe pse mësuesit e shkollës ku ndodhi ngjarja u përpoqën ta fshinin situatën. Ndërkohë që drejtoresha e arsimit për Qarkun e Fierit, Suzana Numani, tha se do të shqyrtohet me seriozitet rasti, duke analizuar edhe sjelljen e mësuesve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›