E Shtunë, 31 Tetor 2026

Psikologia: Mësuesit të jenë të kujdesshëm

Nga ana tjetër, shërbimi i psikologut në shkollat e Rrethit të Lushnjës lë shumë për të dëshiruar. Më tepër se tetë shkolla kanë vetëm një psikolog. Kryetarja e Qendrës Rinore në Qarkun e Fierit, Nevila Jahaj, e cila merret me trajnime të mësuesve dhe psikologëve, por që ka kryer edhe me dhjetëra projekte me nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, u shpreh për gazetën se problemet me shkollat janë të mëdha. “Veçanërisht në shkollat e Lushnjës janë hasur shumë probleme, të cilat kanë natyra të ndryshme. Ato kanë burim jo vetëm gjendjen ekonomike dhe sociale të nxënësve, por në shumë raste edhe trajtimin që mësuesit u bëjnë nxënësve”, tha Jahaj. Për rastin në fjalë, shërbimi i psikologut do të angazhohet të hënën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›