E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet për drogë, mbolli kanabis në vazo

 

TIRANE – Agjentët e Antidrogës arrestuar dje në kryeqytet një person që mbante të mbjellja në vazo disa rrënjë kannabis sativa. Burime zyrtare të policisë thanë se specialistët e seksionit Kundër Drogës, kryen arrestimin në flagrancë të Andi Sotira, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. “Arrestimi i tij u krye sepse bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, ku pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij rezultoi se në ballkonin e banesës ishin fshehur (në dy vazo) dy bimë të mbjella me aromë e karakteristika si ato të bimëve narkotike cannabis sattiva, gjithashtu i është gjetur një qesë farmacie e mbushur me bimë narkotike me peshë 0.8 gram”, tha policia. Sipas saj, grupi i hetimit ka kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia prej 0.8 gr, lëndë e dyshuar cannabis sattiva, dy copë bimë të mbjella të dyshuara narkotike, një aparat telefoni celular. Pas dokumentimit të rrethana të hetimit, policia tha se materialet procedurale për këtë ngjarje do t`i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “shitjes së lëndëve narkotike” dhe “kultivim të bimëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›