E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, 30 mijë të papunë

 

SHKODER – Megjithëse Shkodra është kthyer në kantier ndërtimi dhe po hapen biznese të reja, niveli i papunësisë vazhdon të jetë në të njëjtat shifra si në vitet e kaluara. Statistikat zyrtare flasin për më shumë se 22 mijë të papunë, ndërsa sindikatat e çojnë këtë shifër në 30 mijë. Mungesa e të dhënave të sakta në lidhje me numrin e të papunëve në këtë rreth, sipas drejtorit të Zyrës Rajonale të Punës në Shkodër, Tom Curri vjen si rezultat i neglizhencës së punëdhënësve, punëmarrësve dhe institucioneve të tjera, siç janë Bashkia dhe Tatim-Taksat, të cilat kanë si detyrë të bëjnë regjistrimin e gjithë personave të punësuar. Curri pohoi dje se ndonëse flitet për ndjekjen e politikave të caktuara për nxitjen e punësimit, asnjëra prej tyre nuk ka dhënë rezultat, pasi shifrat e papunësisë vazhdojnë të jenë në të njëjtat nivele. Kreu i Zyrës së Punës në Shkodër pohon se është e domosdoshme që çdo punëdhënës të deklarojë numrin e personave të punësuar dhe për këtë të mbajë përgjegjësi ligjore. Gratë rezultojnë më të preferuarat për tregun e punës në Shkodër dhe se kjo lidhet drejtpërsëdrejti me zhvillimin që ka marrë tregu i punës në këtë zonë.                                r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›