E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet plaku i përzier me drogën e Çiflikut

Sarandë

Pas dy javësh kërkimi, ka rënë në duart e uniformave blu 70-vjeçari Mehmet Meçe, nga fshati çiflik i Sarandës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi së bashku me të birin 34-vjeçar ishin personat e dyshuar si posedues të marijuanës së gjetur gjatë një operacioni policor të organizuar më 19 shkurt të këtij viti. Lënda narkotike, në sasi 250 kg, u gjet e fshehur në afërsi të varrezave të fshatit çiflik të Konispolit. Meçe akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës, ndërkohë që vijon kërkimi për të birin. Ndërkohë, policia e Sarandës ka arrestuar dje dy të rinj që akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet. Franc Halili 23 vjeç dhe Gentian Ruli 24 vjeç dyshohet se shisnin marijuanë “me pakicë” në Lagjen 4 të qytetit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›