Kishte 34 kg marijuanë në shtëpi, arrestohet
Shkodër
Policia e Shkodrës ka sekuestruar dje 34 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar poseduesin. Gjovalin Ashta, 54 vjeç, nga fshati Bleran i Shkodrës, u arrestua nga agjentët e Antidrogës, të cilët kishin marrë para pak ditësh informacione se personi në fjalë mbante në banesë për qëllim tregtimi dhe trafikimi lëndë narkotike. Efektivat e policisë kanë ushtruar një kontroll në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e të lartpërmendurit, në fshatin Bleran, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër thasë me peshë të përgjithshme 34 kilogramë marijuanë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, policia e Shkodrës ia ka përcjellë çështjen prokurorisë së rrethit për ndjekje të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”.
#