Vidhnin dyqanin me një makinë të vjedhur
Krimet kundër pronës vazhdojnë të prekin qytetarë e subjekte të Durrësit. Natën e kaluar ndërhyrja në kohë e policisë private dhe asaj të shtetit kanë lënë në tentativë vjedhjen e një dyqani, ndërsa autorët ende të paidentifikuar janë larguar nëpër errësirë, duke braktisur automjetin me të cilin lëviznin. Burime policore bënë të ditur se autorët e kishin vjedhur këtë mjet për të kryer krimin e radhës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur inspektorë të seksionit policor kundër krimeve të pronës dhe ata të policisë shkencore, që po punojnë në fiksimin e provave materiale dhe identifikimin e autorëve. Vjedhja po kryhej pas prerjes së qepenit të dyqanit që ndodhet në Lagjen 6 të qytetit bregdetar dhe është pikë e tregtimit me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore.
#