E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shoferi shqiptar, po transportonte 60 kg marijuanë



MODENA - Një shqiptar 38 vjeç është arrestuar nga Policia Rrugore në Modena, Itali, pasi në kamionin që po udhëtonte i është gjetur sasia prej 60 kilogramësh marijuanë, me vlerë prej gjysmë milioni euro. Policia italiane ka bërë të ditur se, lënda narkotike ishte fshehur në karrocerinë e trajlerit. Rreth orës 21:00 të dy ditëve më parë Policia Rrugore e ka ndaluar atë për një kontroll ku më pas ka gjetur dhe lëndën narkotike. Arrestimi i tij është bërë në autostradën e “Diellit”, në Seçhia. Drejtuesi i kamionit kishte reaguar i nervozuar ndaj kontrollit gjë e cila ka shtuar dhe dyshimet e policisë. Më pas ishte qeni antidrogë që ka zbuluar lëndën narkotike. Menjëherë janë vënë prangat mbi shqiptarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, veç faktit që ai është nga Tirana.

31 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›