Pranga shqiptarit monstër, përdhunonte dy vajzat e tij
ATHINË - Tmerr në Greqi, ku një shqiptar ka përdhunuar për disa vite rresht dy vajzat e tij. Ngjarja është bërë publike dje kur është arrestuar emigranti 45-vjeçar, i cili ishte prej dy vitesh në kërkim. Ngjarja e rëndë që ka tronditur jo vetëm opinion grek, por dhe atë shqiptar, mësohet se është denoncuar nga djali 10-vjeçar i të arrestuarit, Fatos Gazeli. Por, policia helene mendon që ky është emri i rremë i tij, meqë ishte në kërkim. Dy vajzat tani janë të moshës 14 dhe 16 vjeçe. Arrestimi i tij ka qenë i rastësishëm. Sipas të dhënave, një efektiv i policisë e ka parë atë rastësisht pranë një kazani plehrash. Ai ka dyshuar se personi që po shikonte ishte i kërkuari për incest dhe ka bërë verifikimet. Me të zbuluar se ai ishte shqiptari i kërkuar, ka thirrur në ndihmë kolegët dhe e kanë vënë në pranga.
Tmerr të madh kanë jetuar nga babai i tyre dy vajza të vogla të moshës 14 dhe 16 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Pire. Babai, një 45-vjeçar me nacionalitet shqiptar, Fatos Gazeli, ka pranuar qetësisht para policisë se prej vitesh kishte përdhunuar sistematikisht dy bijat e tij. Por më tronditësja nga e gjithë kjo histori është se policia dyshon se një nga vajzat ka lindur dhe një fëmijë me babanë e saj. Këtë ngjarje të tmerrshme e ka denoncuar djali i familjes, vetëm 10 vjeç. Ai i kishte treguar mësueses së tij për veprimet që kryente babai në shtëpi me dy motrat e tij. Mësuesja kishte marrë fëmijën dhe kishin shkuar në polici. Nga ky moment kanë nisur dhe hetimet e policisë në lidhje me këtë ngjarje. Ai e kishte marrë vesh për nisjen e hetimeve dhe ishte larguar nga qyteti i tij e kishte shkuar në krahinën Euboea, ku ai kishte të njohur të tij. Fakti monstruoz është rrëfyer edhe nga të bijat, madje njëra prej tyre tha se ishte përdhunuar për herë të parë në moshën 6-vjeçare, ndërsa e motra në moshën 8 vjeç. Sipas vajzave, i ati i kërcënonte që të mos i tregonin gjë nënës së tyre, e cila punonte me orare të gjata jashtë shtëpisë. Policia tha se 45-vjeçari ka pranuar çdo gjë me gjakftohtësi të plotë duke habitur hetuesit e çështjes.
31 Maj 2010