E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shqiptari, përdhunoi motrat

 

Arrestohet shqiptari, abuzoi seksualisht për 5 vjet me dy motra të mitura me probleme mendore. Lajmi, që ka shokuar opinionin grek, është bërë i ditur nga mediat e këtij vendi, të cilat pohojnë, se pesë vjet me radhë, nuk kanë mjaftuar për një të ri shqiptar, emigrant në Greqi, që të abuzonte rregullisht me dy të mitura, duke përfituar nga fakti se kishin probleme mendore. Sipas tyre, policia greke ka nisur hetimet pak ditë më parë, ndërsa mesnatën e së premtes është vënë në pranga emigranti shqiptar 32-vjeçar, i akuzuar për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura dhe persona të pazotë për t'u mbrojtur. Mediat greke, cituan dje burime zyrtare nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Policisë së Athinës, të cilat thanë se emigranti 32 vjeç, emri i të cilit nuk publikohet, me kombësi dhe shtetësi shqiptare dhe me leje të rregullt qëndrimi, është arrestuar në orën 02:00 të së premtes, në banesën e tij me qira në Athinë. Policia ka refuzuar të konfirmojë lagjen e saktë ku ndodhi ngjarja, për shkak të mbrojtjes së të dhënave të viktimave të përdhunimit sistematik, por mësohet se ka ndodhur në zonën veriore të Athinës. "Shqiptari 32-vjeçar, është arrestuar për llogari të sektorit të Mbrojtjes së të Miturve, pas denoncimit dhe provave të besueshme se për 5 vite rresht ka abuzuar seksualisht me një vajzë 17-vjeçare dhe një tjetër 12-vjeçare. Gjithçka ka nisur në muajt e parë të vitit 2004, në një lagje të zonës veriore të kryeqytetit grek, Athinë. Emigranti shqiptar, atëherë 27-vjeç, kishte marrë një shtëpi me qira, ku afër gjendej një familje e cila kishte dy vajza që shfaqnin probleme mendore që në vogëli. Ndërkohë kishte zënë punë në një dyqan pranë vendbanimit. Pak muaj më vonë, njihet me një vajzë greke, atëherë 16 vjeçe dhe nis një lidhje me të. Mes çiftit forcohet lidhja dhe djali 27-vjeçar nuk ngurron të shkojë dhe te familja e saj dhe të afërmit që jetonin pranë tyre. Atje ka njohur dhe dy viktimat e tij, të sëmura mendore. Vajza më e madhe ishte atëherë 12 vjeç dhe më e vogla vetëm 7 vjeç. Abuzimi seksual i të riut shqiptar, me dy të miturat greke, ka vazhduar për afro pesë vjet me radhë, deri para tre muajsh kur edhe i ka dhënë fund. Dy ditë më parë, më 9 shtator, në policinë e Athinës, prindërit e dy të miturave depozitojnë një kallëzim penal, duke pretenduar se emigranti shqiptar që jetonte afër tyre, kishte përdhunuar rregullisht, për pesë vjet me radhë, vajzat e tyre të mitura. Nëna dhe babai i dy vajzave të sëmura mendore, pohuan se 32-vjeçari shqiptar ishte prej pesë vitesh i dashuri dhe më tej i fejuari i mbesës së tyre 21-vjeçare, ndaj edhe kishin ndërtuar një marrëdhënie në dukje të pastër.                                f.m.

Mjeku-ligjor: Vajzat janë  përdhunuar
Duke përfituar nga mirëbesimi që shfaqnin prindërit e dy vajzave të mitura, 32-vjeçari i përdhunonte rregullisht ato, duke përfituar nga fakti që ato kishin probleme psikike. Meqë fakti i sëmundjes mendore te vajzat dihej nga të gjithë, shqiptari 32-vjeçar kishte menduar se edhe po të tregonin, nuk do t'ua vinte kush veshin. Por edhe me pesë vjet vonesë, kjo në fakt ka ndodhur pasi prindërit kanë arritur të informohen nga dy vajzat për abuzimin seksual dhe kanë kryer denoncimin. Menjëherë një ekspert mjeko-ligjor ka kryer kontrollin e të miturave, sipas kërkesës së policisë për ekzaminim, ka arritur në përfundimin se ato ishin viktima të marrëdhënieve seksuale sistematike për disa vite me radhë, por pa elementë të dhunës fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›