Kapet supermashtruesi në Greqi, po tentonte "piramidën" tjetër
Bie në pranga Indrit Aliu, supermashtruesi i shpallur në kërkim që në muajin prill të këtij viti. Arrestimi i tij është kryer nga Interpol-Athina, pas një informacioni të sigurt që u kishte shkuar nga kolegët shqiptarë, se ku ndodhej ai dhe me çfarë emri fshihej. Gjithashtu, ai dyshohet se kishte nisur të ngrinte një skenë tjetër mashtrimi edhe në Athinë, duke marrë kontakte me biznesmenë shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin helen.
Arrestimi dhe dyshimet
Policia e Shtetit deklaroi dje se Interpol-Tirana, në bashkëpunim me Interpol-Athinën në Greqi, kanë arrestuar Indrit Aliun, 25 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, i kërkuar për mashtrim me pasoja të rënda. Arrestimi i tij është bërë dy net më parë, pikërisht rreth orës 22:30, gjatë një kontrolli të shpejtë në një apartament në qendër të Athinës. Sipas të dhënave, veç një javë më parë policia shqiptare kishte rënë në gjurmët e tij, duke gjetur emrin me të cilin ishte larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave hetimore, ai e kishte kaluar kufirin me emrin Sokol Shehu. Madje, edhe në momentin e arrestimit ai është paraqitur me këtë emër, por kur është bërë krahasimi i fotografisë, ka rezultuar se ishte i kërkuari Indrit Aliu. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.302, datë 1 prill 2009, ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij, për veprën penale të "Mashtrimit me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky person vazhdimisht ka mashtruar shtetas të ndryshëm, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash. Këto veprime ai i kryente përmes nënshkrimit të kontratave fiktive dhe lëshimit të mandateve të pagesave fiktive. Këtë aktivitet dyshohet se kishte nisur ta kryente edhe në Greqi. Ai sapo kishte marrë kontakte me disa biznesmenë shqiptarë, por ende nuk i kishte "futur në valle" për të paguar para, sipas kërkesave të Aliut.
Skema e mashtrimeve
Indrit Aliu, "supermashtrues me licencë", i shpallur në kërkim ndërkombëtar në shënjestrën e gllabërimit të miliona eurove, synonte firmat e ndërtimit, kompanitë e kompjuterëve, kompanitë për shitjen e mjeteve dhe fondacione të ndryshme. Vetëm pasi pronarët e shoqërive të ndryshme panë se po u boshatiseshin xhepat dhe nuk po përfitonin asnjë qindarkë nga kontratat e nënshkruara, personat e prekur iu drejtuan prokurorisë. Por menjëherë Indrit Aliu e ndjeu rrezikun. Sapo është bërë kallëzimi i parë, ai është larguar nga vendi, duke u shpallur person në kërkim. Indrit Aliu, më datë 24.09.2008, ka regjistruar në QKR shoqërinë "Dejs & Partners Consulting" sh.p.k., me ortak të vetëm shtetasin Indrit Aliu, me objekt konsulentë juridikë dhe fiskalë për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit. Gjatë aktivitetit të tij, Indrit Aliu ka nënshkruar kontrata, duke futur në veprim kompanitë që harxhonin paratë e tyre, me premtimin se do likuidoheshin nga Indrit Aliu. Por pas kryerjes së punimeve, i dyshuari zhdukej duke shkaktuar humbje të mëdha financiare për biznesmenët që i kishin besuar. Disa nga të dëmtuarit e Indrit Aliut pohojnë se ai zhvillonte takime të ndryshme në organet e pushtetit lokal dhe në ministri, duke premtuar tendera dhe aktivitete të tjera për biznesmenët në këmbim të përfitimeve të paligjshme ndaj tyre. Pas rritjes së numrit të personave të dëmtuar, prokuroria tha se u ka kërkuar të dhëna hipotekave, bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të Tatim-Taksave, me qëllim identifikimin e pronave dhe pasurive të Indrit Aliut. Megjithatë, asnjë pronë nuk rezulton në emër të tij.