Kapet teksa sharronte për skrap vagonin
DURRES - Policia godet natën një grup personash, që kishin vjedhur në hekurudhën e Durrësit mbi 25 tonë me hekur të cilësisë së lartë. Në kushtet e flagrancës u arrestua mbrë-mjen e së martës Xhelal Karaj nga Librazhdi, teksa përpiqej të "sharronte" me oksigjen një vagon treni. Mësohet se 25-vjeçari është prangosur, në tentativë për ta shitur vagonin e copëzuar për skrap. Pjesa më e madhe e vagonit ishte prerë, ndërsa pak metra më larg qëndronte i parkuar një kamion i pajisur me vinç me targë DR 2728 D. Policia gjeti në karrocerinë e tij mbi 5 tonë hekur të vjedhur. Në kohën kur është bërë kapja në flagrancë, dy persona të tjerë janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. Skrapi hekurudhor ka një çmim 50 për qind më të lartë sesa skrapi normal, pasi është material i cilësisë së parë. o.u