Kapet tetë vjet pas shpalljes në kërkim tutori
Fier
Kapet pas tetë vjet kërkimesh një 37-vjeçar nga Fieri, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë së Fierit bëjnë të ditur se rreth orës 15:00 të së mërkurës është prangosur Alket Bytyçi, lindur e banues në Fier. Ai është dënuar në mungesë me tetë vjet burg nga Gjykata e Bulqizës, pasi është gjetur fajtor për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”. Policia e Bulqizës e kishte shpallur në kërkim prej tetë vjetësh, por ai ka mundur të lëvizë i lirë në Greqi dhe Shqipëri. Bytyçi ishte denoncuar nga një vajzë që ishte shfrytëzuar si prostitutë në Shqipëri dhe Itali.
#