Rinisin kërkimet për 17-vjeçaren e mbytur në liqen
Kukës
Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 17-vjeçares nga Ujmishti, e cila dyshohet se është mbytur në Liqenin e Fierzës. R.Tota nga fshati Malqene, pas një sherri me të ëmën, iu drejtua lumit Drin i Zi vetëm një kilometër larg shtëpisë. Ngjarja ndodhi ditët e fundit të vitit të kaluar, por vajza ende nuk është gjetur. Policia i ndërpreu kërkimet, pasi mendohej se ajo thjesht ishte larguar nga shtëpia, por më pas u gjetën gjurmë që tregojnë se ajo është vetëmbytur. Me kërkesën e familjarëve kërkimet kanë rinisur dhe është kërkuar ndihmë nga Tirana, nga ku janë nisur disa palombarë dhe mjete lundruese. Sipas drejtorit të policisë së qarkut, Ali Elezi, kërkimet janë vështirësuar nga moti i keq.
#