Kapet truri i arratisjes së Alket Rizait me helikopter në Greqi
Më shumë se dy vjet nga arratisja spektakolare me helikopter të Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë, më në fund, policia e këtij vendi ka identifikuar dhe arrestuar trurin e arratisjes. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me inicialet S.P., por që ende nuk është bërë e ditur kombësia e tij, i cili është vënë në pranga dy ditë më parë nga policia e Agrinjos.
Lajmi është pasqyruar një ditë më parë në gazetën greke “Kathimerini”, sipas së cilës, S.P. është gjithashtu një i arratisur nga burgu i Koridhalos dhe që mendohet të jetë personi që ka planifikuar arratisjen me helikopter të personit më të kërkuar në shtetin fqinj, Vasilis Paleokostas dhe shqiptarit Alket Rizai në qershor të vitit 2006.
Sipas të dhënave të policisë greke për gazetën, 27-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Agrinjos.
Sipas hetimeve, S.P., pasi ka mundur të largohet nga ky burg, ka dështuar në tentativën e tij për të shpërndarë drogë për të burgosurit, ndërsa fitimi do t’i vinte nga lidhja e tij me vëllain e të dënuarit grek, Paleokostas, i cili në atë kohë ishte njëri nga personat më të rrezikshëm në Greqi. Rezultatet e hetimeve të policisë fqinje flasin se ky i fundit i ka dhënë një shumë të majme 27-vjeçarit për të ideuar daljen nga burgu të vëllait të tij dhe që bashkë me të arriti të dilte dhe shqiptari Rizai.
Sipas gazetës greke, flitet se ka qenë një punë intensive e agjentëve të policisë greke, ku pas dyshimeve dhe mbajtjes në mbikëqyrje për disa ditë, S.P. është kapur duke dalë nga shtëpia e së dashurës së tij në qytet.
I arratisuri përshkruhet nga policia si një person “tërësisht i çmendur nga kokaina”, ndërsa policia tha se ka të gjitha provat se ai ka planifikuar arratisjen me helikopter të Paleokoastas dhe Rizait.
Arratisja
Ndërsa të gjithë të dënuarit shijonin orët e ajrimit në oborrin e burgut dhe gardianët mbikëqyrnin situatën, sipër burgut është shfaqur një helikopter, që fillimisht është menduar si një mjet kalimtar fluturues. Madje, shfaqja e tij nuk ka shqetësuar as rojet e burgut, të cilët nuk kanë bërë dot asgjë në momentin kur ai ka ndaluar fluturimin dhe në mes të oborrit ka hedhur një litar me shkallë, duke marrë me vete dy të dënuar.
Arratisja ka ndodhur orët e pasdites së datës 2 qershor 2006 dhe autorë të kësaj arratisjeje janë pikërisht shqiptari Alket Rizai dhe miku i tij grek, i dënuar për disa vepra penale. Sipas medieve greke në atë kohë, u mësua se ndërsa dy të dënuarit ngjisnin shkallët drejt helikopterit, të dënuarit e tjerë kanë mbetur të shokuar nga shfaqja, ndërsa policët, si të magjepsur, nuk kanë mundur as të lëvizin për t’i ndaluar. Pasi kanë hipur në helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, i dënuar për rrëmbim dhe grabitje bankash, kanë ndaluar në një zonë periferike pranë varrezave të një prej lagjeve të Athinës dhe më pas janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. Policia greke tha se dy të arratisurit dhe ndihmësit e tyre, pasi kanë braktisur helikopterin në bordin e disa motorëve shumë të fuqishëm, janë futur në thellësi të zonës së pyllëzuar dhe askush nuk ka arritur t’i shihte më.
Arrestohet pas 3 muajsh Rizai
Vetëm pas tre muajsh nga dita e arratisjes, policia greke do të mund të arrestonte në një zonë bregdetare jashtë Athinës Alket Rizain. Ky i fundit është gjetur në një vilë dykatëshe dhe strehohej atje nga një kushëri i vet që prej tre muajsh. Në banesë u gjetën një granatë, një pistoletë dhe një automatik tip UZI. Në operacion u angazhuan mbi 30 forca speciale të policisë greke. Siç u shprehën burimet policore, gjatë arrestimit të Alket Rizait pati shumë kujdes se kishin frikë se mos qëllohej drejt policisë dhe se mos merrej edhe ndonjë peng prej tyre. Kur u futën në banesë, Alket Rizai menjëherë në përballje me policinë greke tentoi të merrte një granatë që e kishte atje pranë, por policia e neutralizoi menjëherë atë. Bashkë me Alket Rizain policia greke bëri edhe arrestimin e kushëririt të tij, duke e akuzuar atë si strehues të tij. Sipas policisë, mësohet se Alket Rizai, për të humbur gjurmët nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lënë mjekër dhe kishte lyer flokët e tij, duke i transformuar nga ngjyrë të zezë më parë në bionde.