Nishani: Moratoriumi duhet të vazhdojë edhe përtej tetorit
Shtatë muaj punë intensive të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe, si rezultat, janë goditur 69 grupe kriminale me plot 280 anëtarë të arrestuar. Shifrat janë bërë publike një ditë më parë nga kreu i këtij dikasteri, Bujar Nishani, i cili ka paraqitur analizën e punës 7-mujore të ministrisë që ai drejton. Për Nishanin, shifra të tilla do të thonë dyfishim të forcës goditëse të policisë, ndërkohë që ministri i Brendshëm ka përmendur dhe rastin e moratoriumit të skafeve i vendosur tre vjet më parë. Sipas Nishanit, duke parë mungesën e mjeteve të duhura të policisë bregdetare për të parandaluar krejtësisht trafikun nga deti të qenieve njerëzore, është e nevojshme që ndalimi i mjeteve lundruese të vazhdojë dhe përtej muajit tetor. “Policia bregdetare nuk i ka mjetet e duhura për të siguruar vijën bregdetare dhe shtyrja e moratoriumit përtej tetorit do të ishte zgjidhja më e mirë”, - ka thënë ministri Nishani.
Ndërkohë, ndër shifrat e dhëna gjatë analizës mbi sektorin e Antidrogës, Nishani ka thënë se janë zhvilluar 20 operacione nga të cilat 5 ndërkombëtare, me 224 persona të arrestuar, sekuestruar 47 kg heroinë, 813 gr kokainë, 2.027 kg hashash, si dhe 80.950 rrënjë të asgjësuara. Ndërsa statistikat e policisë italiane tregojnë se janë kapur vetëm 6.5 kg heroinë, 3.2 kg kokainë dhe 4 kg marijuanë të ardhura nga Shqipëria, çka sipas Nishanit, “përbën minimumin historik të pakrahasueshëm me vitin 2007 e përpara”. Kjo, pasi në vitet 2003, 2004, 2005 sasia e sekuestruar në Itali ka qenë 3 deri në 4 tonë, në vitin 2007 vetëm 100 kg.
Po kështu, ministria ka evidentuar 232 vepra penale dhe proceduar 377 shtetas në kuadër të luftës antikorrupsion, çka sipas tij përbën trefishim të forcës goditëse. Ndërkohë që nga Krimet e Rënda janë goditur 13 grupe të strukturuara kriminale.
Po kështu, janë evidentuar 215 procedime të vjetra penale, të gjitha për vrasje, vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekjen; prej këtyre janë zbuluar për vitin 2008 - 164, në krahasim me vitin 2007 ku janë zbuluar 76 ngjarje te vjetra; në vitin 2006 - 40 dhe në vitin 2005 - 19 ngjarje të vjetra.
Sipas ministrit Nishani, në këta shtatë muaj janë kapur 714 persona të shumëkërkuar, ose 115 më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar dhe janë ekstraduar nga jashtë 65 persona të shumëkërkuar. Ndërkohë, Nishani ka thënë se numri i viktimave është 61 persona më pak.
Ndër operacionet më të bujshme të 2008-ës
Janar 2008 - Operacioni “Klandestini” Patok, trafik klandestinësh (Mal i Zi, Slloveni, Itali)
Shkurt 2008 - Operacioni “Qiriri i ndezur”, trafik armësh dhe lëndësh narkotike i shtrirë në Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë, sekuestruar 278 kg lëndë narkotike, armë automatike dhe municione, lëndë plasëse.
Shkurt 2008 - Operacioni “Furtuna”, korrupsion Hipoteka e Tiranës, arrestohen 6 punonjës dhe sekserë.
Mars 2008 - Operacioni “Gërshërët e ligjit”, korrupsion në Drejtorinë e Patentave Tiranë, arrestohen 5 drejtues dhe sekserë
Mars 2008 - Operacioni “Gërshërët e ligjit 2”, arrestohen 3 shtetas për vjedhje të bankave me mashtrim, kredi me emra të rremë.
Mars 2008 - Operacioni “Kafazi i pëllumbave”, arrestohet grup falsifikatorësh dhe bllokohen një sasi e madhe vulash institucionesh, ambasadash etj.
Prill 2008 - Operacioni “Vjedhja e shekullit”, zbulohet dhe arrestohet pas 10 vjetësh autori i vjedhjes me armë në shtëpinë e Sulo Shehut në Vlorë. Shuma 1.2 milionë USD.
Maj 2008 - Operacioni “Morina”, arrestohet grup trafikantesh të armëve, sekuestrohen 76 pistoleta, lëndë plasëse dhe municione të tjera.
Maj 2008 - Operacioni “Nitromak”, arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre funksionare të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bashkëpunëtorë të tyre.
Maj 2008 - Operacioni “Karavastaja”, arrestohet në bashkëpunim me policinë italiane shtetasi i shumëkërkuar Luan Fusha, i akuzuar për disa vrasje në Lushnjë.
Mars-maj 2008 - Operacioni “Pranvera”, arrestohen 137 shtetas të shpallur në kërkim, sekuestrohen dhjetëra pistoleta, armë automatike e municione, granata etj.
Maj 2008 - Arrestohen 2 doganierë dhe 1 polic i PKK-së Durrës, si dhe një shtetas, për kontrabandë, evazion fiskal, korrupsion e shpërdorim detyre.
Qershor 2008 - Operacioni “Rrëmbimi”, arrestohen 3 shtetas me në krye Mile Çamin (Fatmir Emini) për torturimin, vrasjen dhe hedhjen në lumë të Xhevrie Cakës (e ëma e Lul Cakës) ngjarje e ndodhur më 1 korrik 1999.
Qershor 2008 - Operacioni “Stuhia”, arrestohet një grup trafikantësh armësh dhe sekuestrohen 100 pistoleta të tipit Mini Blow.
Korrik 2008 - Operacioni “Matrix 4”, arrestohen pas një gjurmimi disamujor, 17 shtetas për veprën penale të vjedhjes së bankave nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit, si dhe sekuestrohet një laborator pajisjesh elektronike që bënte të mundur realizimin e vjedhjes së të dhënave.