Qëlluan me armë policinë, një në pranga
MIRDITE - Kapet njëri prej të dyshuarve si autor i ngjarjes së ndodhur në shëtitoren e qytetit të Rrëshenit, ku u fyen punonjësit e policisë dhe më pas shtien në ajër. Arjan Përleka ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë. Më 11 tetor të këtij viti, në shëtitoren e Rrëshenit, së bashku me shtetasin Edmond Biba, (është shpallur në kërkim), kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke reaguar me dhune fizike ndaj tyre. Sipas burimeve të policisë, gjatë largimit nga shëtitorja, i arrestuari Përleka ka qëlluar dy herë nga automjeti, me armë zjarri tip pistoletë. Ngjarja shkaktoi panik tek qytetarët e shumtë të cilët janë ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes. Policia bëri të ditur se Arjan Përleka së bashku me Edmond Bibën akuzohet për veprat penale të “kundërshtimit me dhune të punonjësit të policisë”, “kanosjes për shkak të detyrës” si dhe “armëmbajtje pa leje”. r.n