E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet vrasësi i tre vëllezërve Mulliri

02/02/2010  Ishte strehuar tek i vëllai në Thumanë, u dhanë 30 mijë euro për informatorin
KORÇË- Pas katër ditësh kërkime, më në fund policia ka mundur të arrestojë, 40- vjeçarin Besim Karai, i cili në mesditën e së premtes së kaluar la të vrarë tre vëllezërit Mulliri: Xhiljan Mullirin, Taulant Mullirin dhe Etlevan Mullirin, fëmijë të Liljana Mullirit, gruas që masakroi 7 vjet më parë, 7-vjeçarin, Alberto Xhihani nga fshati Vidohovë të rrethit Devoll.
Arrestimi
Burime të policisë bënë të ditur se Besim Karai u kap rreth orës 14. 30 minuta në vendlindjen e tij në Thumanë të Fushë-Krujës. Ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e vëllait të tij. Duket se arrestimi i tij u përshpejtua fill pas deklarimit nga ana e Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, e cila bëri me dije se për çdo person që do të ndihmonte policinë me informacion mbi vendndodhjen apo vendstrehimin e Besim Karait do të shpërblehej me 30 mijë euro. Kjo deklaratë u bë e njohur në orët e para të mëngjesit, ndërsa fill pas 6 orëve nga dhënia e kësaj deklarate, ka ardhur dhe konfirmimi për arrestimin e autorit të ngjarjes makabër. Mësohet se për arrestimin e tij ishin angazhuar 200 policë dhe 60 forca speciale, të cilat mbanin nën kontroll të plotë, gjatë 24 orëve pa ndërprerje, jo vetëm fshatin Vidohohë, duke menduar që ai mund të kthehej aty për t’u furnizuar me ushqim, por edhe gjithë territorin e kësaj zone përgjatë kufirit shqiptaro- grek. Bashkëpunim me policinë greke e bëri të pamundur hyrjen e Karait në shtetin grek, por në të njëjtën kohë edhe temperaturat e ulëta duket se e detyruan atë të kërkonte një vendstrehim. Me sa duket, për Karain, vendlindja e tij ishte vendi më i sigurt, por mëngjesi i së hënës i dha fund aventurës tragjike të tij. Burime të policisë bënë të ditur se së fundi kishin arritur të binin në gjurmët e tij, madje të lokalizonin dhe vendin ku fshihej. Pas një operacioni të mirëorganizuar, Karai është prangosur nga uniformat blu. Ndërkohë është bërë e ditur se ai nuk i ka rezistuar policisë, por i është dorëzuar asaj. Vetëdorëzimi i tij është realizuar gjatë kohës kur forcat e policisë kishin arritur të rrethonin banesën ku qëndronte i fshehur vrasësi i tre vëllezërve. Arrestimi i tij ka qetësuar shpirtrat e të afërmve të tre vëllezërve, banorëve të fshatit Vidohohë, por edhe më shumë se kaq, të cilët i kishin kërkuar policisë së qarkut Korçë të arrestonte sa më parë që të ishte e mundur autorin e kësaj ngjarjeje. Marrëdhëniet mes tre vëllezërve Mulliri dhe Besim Karait nisën të bëheshin gjithnjë e më të vështira që nga dita kur Karai kapi në flagrancë njërin prej vëllezërve Mulliri dhe konkretisht Taulantin me bashkëshorten e tij. Dy-tre muaj pas kësaj ngjarjeje, Besim Karai, vrau njëri pas tjetrit të tre vëllezërit Mulliri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›