E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në burg i akuzuari për vrasjen e Currëve dhe të inxhinierit

02/02/2010  Durrës, gjykata jep masën e sigurisë për Arjan Çelajn. Akuza për vrasjen e 3 shtetasve
DURRES- Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës ka lënë në qeli shtetasin Arjan Çelaj i akuzuar për vrasjen e ndodhur në mesnatën e së mërkurës së shkuar teksa në një lokal janë qëlluar për vdekje 3 persona. Arjan Çelaj 35-vjeçar i njohur edhe me emrin Edison Çelaj ka dalë dje para gjykatës për të marrë masën e vlerësimit të arrestimit.
Masa
Prokurori i çështjes Ilir Turja i ka kërkuar gjyqtares Enkeleda Sofja mbrojtjen në qeli të të akuzuarit për 3 vrasje nën akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim në rrethana cilësuese. Sipas organit të akuzës, ka prova të forta që fajësojnë vlonjatin, të cilat u tha se do të afrohen në seancat e radhës. I dyshuari për krimin e rëndë është sjellë në gjykatë nën masa shumë të forta sigurie dhe jashtë sallës janë lënë jo vetëm të interesuar të të akuzuarit, por edhe media. Gjyqtarja Enkeleda Sofija ka pranuar të kthejë në vendin kërkesën e prokurorit, ndërsa i vendosuri prapa hekurave, Arjan (Edison) Çelaj ka thënë se nuk është ai autori i krimit duke kërkuar lirimin nga prangat. Krimi ka ndodhur rreth orës 22.30 të datës 27 janar 2010 teksa një person i panjohur ka hyrë në lokalin e vëllezërve Bexhet e Luan Curri në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit. Asokohe klientët dhe pronari i lokalit së bashku me të nipin po shikonin në televizor një ndeshje futbolli dhe kjo ka bërë që i huaji të mos vihej re. Autori i krimit ka qëlluar disa herë në drejtim të tavolinës ku gjendej Luan Curri dhe nipi i tij 18-vjeçar, Ani Curri, të cilët kanë marrë shumë plagë dhe kanë vdekur në vend. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur aksidentalisht edhe Edmond Shemsi, 49 vjeç, i cili ka qenë në një tavolinë afër me dy viktimat e tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›