Kapitalizmi dhe demokracia... për ne, naivët
Shënim
Gazeta “TemA” boton sot një shkrim që fakton se si një rektor i një universiteti privat që shëtit ekran më ekran duke folur për ekonominë, Ardian Civici, ka vjedhur hapur shkrimin e një eksperti tjetër, botuar në frëngjisht, shumë muaj më parë, duke nisur që nga titulli dhe e ka botuar në një të përditshme shqiptare. Falë përhapjes së blog-eve dhe në botën shqiptare, ky skandal është botuar nga lexuesit dhe komentuesit e blog-ut peshkupauje.com. Gazeta sjell të dy link-et e shkrimeve për krahasim për ata që kanë nge të kontrollojnë. Duhet theksuar se teksti nuk është marrë për referencë, por është përkthyer fjalë për fjalë, pa përmendur autorin e tekstit origjinal. Poshtë materiali i botuar tek logu.
Shkrimi i Civicit
http://www.panorama.com.al/index.php?id=21795
Shkrimi i Krastev
http://www.america.gov/st/democracy-french/2008/July/20080707173225jreeduos0.7219968.html
Nëse kurioziteti më shtyu drejt artikullit të z. Civici te “Peshku pa Ujë”, me gjithë indiferencën e plotë të lexuesve të tjerë zakonisht fort të vëmendshëm, renditja disi e pazakontë e ideve, si edhe përfundimet e nxjerra më detyruan ta lexoja deri në fund.
Ndërkohë, intuita më shtyu ta regjistroja diku në kompjuter gjurmën e tij për t’iu rikthyer më vonë. Jo thjesht sepse e kish shkruar një prej ekspertëve më të mirë të financës, por në radhë të parë, sepse e kisha të vështirë të gëlltisja pa përtypur atë logjikën e tij. Aq më tepër kur nuk i përkas klanit të liberalëve të bindur dhe të pakorrigjueshëm.. Pra, deri-diku, ishte e natyrshme që të vihesha në kërkim të të tjerave referenca dhe artikujsh për të zhvilluar një përqasje disi tjetër. Derisa rashë në shkrimin e z. Ivan Krastev, Drejtorit të Qendrës për Strategjitë Liberale të Sofjes: “Démocratie et capitalisme: séparation des deux jumeaux”. Për fat, e njoh shqipen e nënës time dhe atë të z. Civici, ndërkohë që njëzet vjet jetë në vendin e frëngjve më kanë ndihmuar të lexoj gjuhën e tyre, të paktën aq sa të pikas se kjo historia e ndarjes së binjakëve nuk është thjesht një traditë popullore bullgare. Për kusurin, ia lë radhën lexuesve. Ose t’i vihen frëngjishtes ose të më bëjnë besim.
* * *
Si fillim – dhe për të ndihmuar të gjithë ata që e kanë kohën të kufizuar, po përqas dy tekstet në fjalë në formën e tyre bruto. Pa ditur kush është autori “origjinal”, nuk po marr mundimin të përkthej tekstin (në frëngjisht) të Ivan Krastevit. Pasi, ndoshta ekziston edhe varianti i tij anglisht për anglofonët. Por ka mundësi që të jetë liberali bullgar që ka huazuar mendimin politiko-ekonomik shqiptar. Sidoqoftë, do të kisha preferuar që njëri të kish cituar tjetrin, thjesht për hir të autorësisë.
…. Selon le sociologue allemand Claus Offe, «l'économie de marché ne peut démarrer que dans un contexte pré-démocratique». Et le politologue polonais renommé et militant de Solidarność, Jadëiga Staniskis, était convaincu que «tant que les fondations économiques d'une authentique société civile font défaut, la mobilisation massive de la population n'est possible que sur des axes nationalistes ou fondamentalistes».
En résumé donc, l'Europe centrale paraissait condamnée à choisir entre le socialisme de marché et le capitalisme autoritaire….
L'expérience de l'Europe centrale doit également, dans une certaine mesure, ëtre repensée. Un an après l'adhésion des nouvelles démocraties de la région à l'Union européenne, on a assisté à une montée du populisme et du nationalisme avec tous les remous que cela comporte. Le mécontentement à l'égard de la démocratie augmente et, d'après le sondage mondial Voice of the People 2006, contrairement à toutes les attentes, l'Europe centrale est la région du monde où les gens se montrent les plus sceptiques quant aux mérites de la démocratie
Dans toute la région, le public se méfie des politiciens et des partis politiques. La classe politique est perçue comme corrompue et égoïste. La transition qui a été une réussite retentissante pour l'Europe centrale a aussi abouti à une rapide stratification sociale, dont beaucoup souffrent actuellement alors qu'en bénéficient quelques heureux privilégiés.
Il y a 20 ans, les théoriciens craignaient que les jeunes démocraties ne prennent pas goût au capitalisme. Ce que nous constatons à présent, c'est que la plupart des populations d'Europe centrale font davantage confiance aux forces du marché qu'aux urnes. (Krastev)
…. Sipas sociologut gjerman Claus Offe, “ekonomia e tregut nuk mund të zhvillohej në një kontekst jodemokratik”, ndërkohë që edhe politologu i njohur polak, J. Staniskis, nënvizonte se “sa më të dobëta të jenë themelet e ekonomisë dhe të shoqërisë civile në një vend, mobilizimi i popullsisë në mbështetje të politikës së zhvillimit dhe liderit mund të bëhet vetëm mbi akse nacionaliste ose populiste”. Pra, të gjitha shanset duket se ishin që Evropa Qendrore, Lindore dhe ajo Juglindore ishin të destinuara të zgjidhnin ndërmjet “socializimit të tregut” (fillimisht i përmendur dhe glorifikuar aq shumë nga regjimet komuniste në këto vende, të cilat tentonin të bënin reforma, por pa prekur thelbin e sistemit) dhe kapitalizmit autoritar që shpesh identifikohej me “kapitalizmin e egër”….
Eksperienca e deritashme e Evropës Qendrore, Lindore dhe asaj Juglindore përfshirë këtu edhe atë shqiptare, duhet vlerësuar me kujdes. Vetëm 2-3 vjet mbas një anëtarësimi masiv të shumë vendeve të këtyre rajoneve në BE dhe prag-anëtarësimi të disa të tjerave, vihet re një rritje e dozave të populizmit dhe autokracisë në gjithë spektrin e funksionimit demokratik të tyre. Sipas një sondazhi të “Voice of the People”, ndryshe nga parashikimet e disa viteve më parë, vendet në tranzicion ose të sapodalë prej tij, janë vendet ku njerëzit rezultojnë nga më skeptikët në lidhje me meritat e demokracisë.
Publiku nuk ka besimin e duhur te klasa politike dhe partitë politike. E ushqyer dhe nga një luftë politike në mjaft raste krejt e paprinciptë ndërmjet liderëve dhe partive politike, klasa politike në këto vende konsiderohet si “e korruptuar dhe tërësisht egoiste për të mbrojtur privilegjet dhe interesat e saj të ngushta”. Fundi i tranzicionit nuk u kurorëzua me një zhvillim të përgjithshëm e të ekuilibruar ekonomiko-social, por me një diferencim të madh social e territorial.
Shumë vite më parë, në fillimet e tranzicionit, teoricienët dhe analistët e tij kishin frikë se “demokracitë e reja nuk do ta shijonin shpejt shijen e tregut të lirë dhe kapitalizmit”, por ajo që konstatohet rëndom sot, është konkluzioni se të gjitha këto vende “kanë më shumë besim te forcat e tregut sesa te kutitë e votimit dhe klasa politike për të arritur mirëqenien dhe zhvillimin e tyre”. (Civici)
XIXA