E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket prej një jave një 18-vjeçar

Një familje nga fshati Gjerovenë i Beratit kërkon ndihmë
për gjetjen e djalit 18-vjeçar, i cili është larguar nga
shtëpia para një jave. Burime të Komisariatit të Policisë
në Berat bëjnë me dije se dje në mesditë është marrë informacioni
për humbjen e Admir Kosovës, banor i fshatit
Gjerovenë. Babai i djalit, i cili punonte në Greqi, është
kthyer në Berat dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Sipas
babait, Admiri ishte larguar nga banesa një javë më parë
ndërsa kishte dalë si çdo ditë tjetër nga banesa. Familjarët
janë munduar të vendosin kontakte me anë të telefonit të
tij celular, por telefoni është i fikur. Pasi nuk kanë mundur
ta gjejnë as te të afërmit, familjarët janë drejtuar në polici.
Burime të policisë, që u referohen familjarëve, thonë se nuk
përjashtohet mundësia që djali të jetë larguar në drejtim të
Greqisë, por asgjë nuk dihet me saktësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›