E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Basha i pandehur, jo veprim hetimor, por procedural

Nga Tema

Prokuroria ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me çështjen e marrjes së pandehur të Lulzim Bashës. Në një deklaratë të saj thuhet se vendimi për komunikimin e akuzës ndaj Bashës nuk është veprim hetimor, por procedural, duke rrëzuar kështu pretendimet e Bashës së gjykata ka dhënë një vendim kundër zgjatjes së afatit hetimor.

Prokuroria ka bërë dhe dy sqarime të tjera të rëndësishme, kur ka theksuar se vendimi i gjykatës së Tiranës nuk ka efekt mbi Bashën, për shkak se nuk e ka bërë ai animimin dhe sepse ai është deputet, dhe vetëm vendimet e Gjykatës së Lartë kanë vlerë për të. Më poshtë, deklarata e plotë e prokurorisë.

“Nё lidhje me çështjen ndaj ministrit tё Punёve tё Jashtme, Lulzim Basha, Prokuroria e Përgjithshme si në të gjithë aktivitetin e saj mbёshtetet mbi faktet qё rezultojnё nga hetimi dhe mbi dispozitat ligjore nё fuqi dhe nuk ka shkelur nё asnjё aspekt ligjin. Pas vendimit tё gjykatёs së Tiranёs, e cila e shfuqizoi vendimin e prokurorisё pёr zgjatjen e

afatit tё hetimit, prokuroria nuk ka kryer asnjё veprim hetimor nё lidhje me kёtё procedim penal, gjё qё do tё thotё se nuk ka ndёrmarrё asnjё veprim tjetёr qё konsiston nё marrjen e provave qё provojnё akuzёn.

Nё zbatim tё vendimit tё mёsipёrm tё gjykatёs, pavarёsisht se ky vendim ёshtё konsideruar i padrejtё nga ana jonё dhe ёshtё apeluar, prokuroria u detyrua tё mos bёjё veprime hetimore të mëtejshme, dhe ta pёrfundojё çёshtjen duke i mbёshtetur konkluzionet e saj vetёm nё provat e marra para datës sё vendimit tё gjykatёs.

Edhe pse për jo-juristët është pak e vёshtirё pёr t'u kuptuar nё vёshtrimin e parё, sepse ёshtё njё problem specifik juridik, na duhet tё shpjegojmё se aktet procedurale tё formuluara tani nga prokuroria, siç ёshtё pushimi i çёshtjes pёr Armand Telitin dhe Lejla Saraçin, plotёsimi i akuzёs pёr Andi Tomёn dhe ngritjen e akuzёs pёr ish-ministrin e Transporteve, aktualisht ministrin e Jashtёm, Lulzim Basha, janё akte procedurale dhe jo veprime hetimore, nёpёrmjet tё cilave prokuroria jep konkluzionet e saj pёr kёtё çёshtje dhe ushtron ndjekjen penale nё pёrputhje me funksionet e saj kushtetuese.

Veprimtaria hetimore e prokurorisë lidhet me marrjen e provave gjatё hetimit pёr tё provuar fajёsinё ose jo tё personave tё pёrfshirё nё njё proces penal. Ndёrsa akti i njoftimit tё akuzёs, si rasti konkret me zotin Basha, ёshtё akt procedural, i cili është produkt i analizës që iu bёhet tё gjitha provave të vjela dhe tё përftuara nga veprimet hetimore.

Pёr mё tepёr vendimi i gjykatës sё Tiranës qё shfuqizon zgjatjen e afateve tё hetimeve ёshtё njё vendim qё nuk i shtrin efektet mbi z. Basha, 1) sepse ai vetё nuk kishte bёrё ankim pёr zgjatjen e afateve tё hetimit, ndёrkohё qё afati i hetimit lidhet me shёnimin e emrit tё personit nё regjistrin e veprave penale, pra ёshtё individual dhe 2) sepse asnjё vendim me karakter penal i njё gjykate tё zakonshme, si ёshtё ajo e Shkallёs sё Parë Tiranё, nuk mund tё shtrijё efektet mbi z. Lulzim Basha, pasi ai ёshtё deputet i Kuvendit tё Shqipёrisё dhe kompetencën pёr tё vendosur pёr njё procedim penal lidhur me tё e ka vetёm Gjykata e Lartё.

Nё konkluzion tё tё gjitha argumenteve tё mёsipёrme Prokuroria e Pёrgjithshme ёshtё e bindur se po ekzekuton funksionet e saj kushtetuese pёr ushtrimin e ndjekjes penale duke u mbёshtetur vetёm nё ligj dhe rezultatet e hetimit.”

Basha: Prokuroria po përdoret nga Edi Rama për të realizuar synimet serbe

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka akuzuar dje kryetarin e opozitës, Edi Rama, se po fabrikon akuzat ndaj tij me anë të kontrollit që ai ushtron ndaj prokurorisë. Në një dalje publike para mediave. Basha është shprehur se rruga po sulmohet nga ata që për tetë vjet rresht e mbajtën peng ndërtimin e saj, sepse nuk donin zhvillimin e Kosovës. “Vullneti politik i qeverisë mori formë me nisjen e investimit për segmentet Kalimash-Morinë dhe Milot-Rrëshen që në muajt e parë të kësaj mazhorance. Për segmentin Rrëshen-Kalimash, më të gjatin, më të vështirin dhe më vendimtarin për suksesin e këtij projekti gjatë 8 viteve qeverisje socialiste nuk pati vullnet as për të përfunduar projektin teknik”, - tha Basha.

“Rruga nuk duhej të ndërtohej, sepse Kosova nuk duhet të kishte akses të lirë në det dhe Evropë. Rruga nuk duhej të ndërtohej, sepse portet shqiptare nuk duhet të bëheshin portet më të rëndësishme të rajonit. Rruga nuk duhej të ndërtohej, sepse rrugët e Kosovës për në Evropë duhet të kalonin nëpër Serbi. Rruga nuk duhej të ndërtohej, sepse tregu i trevave shqiptare nuk duhej të unifikohej. Ky ishte përcaktimi i armiqve dhe kundërshtarëve të rrugës.”

Ministri i Jashtëm e ka etiketuar kryetarin e opozitës si “pinjoll të Dushan Mugoshës dhe Koçi Xoxes”, kur tha se mori stafetën nga ata që penguan për tetë vjet ndërtimin e kësaj rruge. “Pak pas fillimit të punimeve, Edi Rama nisi sulmin e egër ndaj këtij projekti të shekullit. I ndërgjegjshëm se përfundimi i rrugës Durrës-Kukës kompromenton rëndë të ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denjë i Dushan Mugoshës dhe Koçi Xoxes mori stafetën nga ata që për 8 vjet penguan me çdo kusht ndërtimin e rrugës dhe mobilizoi mercenaret e tij për të nxirë dhe përbaltur këtë projekt gjigant. Kështu pra, nëse paraardhësit e Ramës e përdorën pushtetin për të sabotuar rrugën, tani që rruga po ndërtohet, trashëgimtarit të tyre nuk i mbetet gjë tjetër veç të formulojë në zyrat e tij aktakuzën politike kundër rrugës. Asnjë rresht, asnjë fjalë, asnjë shkronjë nuk ka të bëjë me mua në këtë proces. Ky është një proces kundër rrugës, sepse ajo po ndërtohet”, - tha Basha.

PS: Basha të mos kthejë një çështje hajdutërie në çështje politike

Socialistët kanë reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, duke kërkuar që ai të lërë detyrën dhe të mos e kthejë këtë çështje vjedhjeje në çështje politike. “Është dita për të kujtuar se Gjykata e Lartë i ka kërkuar Kuvendit edhe një tjetër heqje imuniteti për Lulzim Bashën, pas asaj për vjedhje. I ka kërkuar heqjen e imunitetit për shpifje ndaj Edi Ramës, i cili e ka paditur në gjykatë Lulzim Bashën, duke i dhënë mundësinë të faktojë shpifjet e tij.

Por, kjo lule e spikatur e korrupsionit në oborrin qeveritar, është në vetvete fakti më jetësor i shprehjes “Bërtet hajduti, kapeni hajdutin!” dhe shëmbëlltyra më kuptimplotë e degjenerimit të qeverisë së duarve të pastra, në një çiflig punësh të pista. Ministri i pandehur i Punëve të Jashtme i bën Shqipërisë dhe Kosovës sot një dëm të madh.

Lulzim Bashës i themi të mos e ndotë më mjedisin publik me kundërakuza banale, por të çohet nga karrigia e ministrit dhe të ulet në karrigen e të pandehurit.

Përpjekja e të pandehurit për shpërdorim detyre, Lulzim Basha, që ta kthejë këtë çështje ordinere grabitje fondesh publike në një çështje politike, është mjerane për atë personalisht dhe e turpshme për një qeveri që u votua për të punuar me duar të pastra”, - tha zëdhënësja e Kryesisë së PS, Mimi Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›