E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeplaku fyen kryekomunarin

Një sherr mes kryetarit të Komunës Luz i Vogël në Kavajë
dhe kryeplakut të fshatit ka përfunduar në fyerje dhe
ofendime. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, ndërkohë që
policia ka dërguar për ndjekje penale kryeplakun Hekuran
Stambolli, i cili është denoncuar nga Hajrulla Tafa. Sipas të
dhënave zyrtare të policisë, ka filluar procedimi penal në
gjendje të lirë për 40-vjeçarin Stambolli, banues në fshatin
Luz i Vogël, me detyrë kryeplaku i fshatit, sepse rreth orës
17:53, për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës, ka
fyer nëpërmjet telefonit, Hajrulla Tafën, me detyrë kryetar
i komunës. Sipas policisë, menjëherë pas kësaj ngjarjeje,
Tafa ka denoncuar këtë fakt dhe pas kryerjes së veprimeve
hetimore, është vendosur që dosja të dërgohet në prokurori
për kundërvajtjen penale të "fyerjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›