E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitalizmi është i pavdekshëm (dhe të Zemëruarit kanë iluzione)

29-11-2011 / Nga Michel Onfray

Ajo që quhet “krizë europiane” nuk është një krizë, por një metamorfozë e kapitalizmit, si një lëkurë ashtu siç bëjnë gjarpërinjtë. Ndonjë revolucionar në moshë madhore, disa pleq maoistë të formuar në “École Normale Supérieure” të Parisit apo ndonjë terrorist i kuq italian besojnë se ka ardhur dita e një revolucioni të llojit bolshevik. Lexues të Marksit, sikur të mos kishin qenë as Lenini dhe as Stalini, komunistë bibliotekash që besojnë se gulagët nuk kanë ekzistuar, revolucionarë letrarë në emër të asaj dialektike sikur të mos kish ndodhur lumi i gjakut në vendet e Lindjes, që ndjekin ftesën e Hegelit t’i lexojnë  ngjarjet si lutje mëngjesi, dhe të bërtasin të lumtur, që  revolucioni do të ndodhë nesër, më në fund. Ky lloj revolucionari lumturon kapitalin dhe kapitalistin, dhe borgjezinë e madhe, aristokracinë, bankierët, financën, sipërmarrësit.
Në fakt, ata e dinë mirë që kjo “krizë” nuk çon në revolucion, por në një zhvillim të shtazës kapitaliste, të cilës metamorfoza shpall një formë të vjetër të botës kapitaliste.  Për të kuptuar më mirë situatën, hapa pak librin e Felix Guattari, që titullohet “Les années d’hiver”, në të cilën autori analizon artikulimin midis Shtetit, Prodhimit dhe Tregut, duke treguar me lumturi sesi përparësia e dhënë njërës prej këtyre instancave mbi dy të tjerat, ose në mënyra të ndryshme të kombinimit midis këtyre instancave, japin një përkufizim të kapitalizmit të llojit nazist, një proto-kapitalizëm tregtar, një kapitalizëm shtetëror i llojit sovjetik, një kapitalizëm liberal, një ekonomi-botë, një ekonomi monopoliste koloniale, një kapitalizëm i integruar botëror: ky i fundit, i joni. Guattari flet për një kapitalizëm në Kinën e shekullit të II dhe të III para-Krishtit, dhe kështu u gjeta me një mik, që unë e mendoj si libertar, që skema marksiste e një Kapitalizmi me një datëlindje të përcaktuar, pra, për rrjedhojë me një datë vdekje të mundshme, të jetë një vizion i shpirtit ideal Neo-Hegelian.
Në fakt kapitalizmi është një formë natyrore e marrë nga një shkëmbim logjik i shkarsitetit që, ajo vetë, mbështetet në karakterin e fetishit që thirret për t’u bërë monedhë shkëmbimi. Në këtë mënyrë patën një kapitalizëm pre-historik – në disa shoqëri pa shtete – me shumë mundësi në ndërtuar mbi shkëmbimin, pastaj në disa vlera-besimi (pra, që paramendojnë besimin, pra kontratën), me molusqe, me mëndafsh, gurë të çmuar; kishim një kapitalizëm të shoqërive pa shkrim, të shoqërive nomadike, të shoqërive të harruara dhe të zhdukura përpara se të lindte Monoteizmi; një kapitalizëm i lashtësisë greke dhe të versionit të saj Romak; një kapitalizëm i Mesjetës, dhe kështu me radhë. Data e lindjes së kapitalizmit nuk është e përcaktuar nga Marksi ose nga historiani Braudel, por nga njeriu që shkëmben. Fundi i kapitalizmit është një fiksion i ndërtuar mbi pasqyrën e lindjes së saj. Nesër do të bëjmë llogaritë me kapitalizmin. Por me cilin?
Pse jo atë të anarkistit Pierre-Joseph Proudhon, që në veprën dhe jetën e tij hodhi propozimin e një kapitalizmi libertar. Në “Teorinë e Prosperiteti (1885) prezantohet si “Çfarë është Prona? (1840). Në librin e shkruar në fund të jetës, ai i bën elozhe Pronës dhe Shtetit, kurse në atë të rinisë bënte thirrje për zhdukjen e saj. Pra, nuk kemi kontradikta: në “Çfarë është prona”? Prudhom kërkon fundin e shtetit dhe të pronës për një regjim Albinazhi, domethënë një regjim në të cilin forca punëtore nuk është e paguar nga kapitali që përdor dhe e shfrytëzon; në “Teorinë e Pronës”, i njëjti Prudhom mbron Shtetin që garanton federalizmin libertar dhe i thur lavde Pronës, që në këtë fazë e quan Pasje, kur prona është nën një regjim të lirë.
Paradoksalisht shoqëria e Prodhom-it ndërton një ekonomi socialiste që karakterizohet si një kapitalizëm libertar, duke punuar tokën e bujkut, të përpunimit artizanal, të krijimit të një banke popullore nga ana e popullit që e manaxhon, vetë-menaxhimi punëtor, përbëjnë formula të tjera, që më shumë se fundi i kapitalizmit, lejojnë një formulë të saj të lirë.
Natyrisht, mutacioni aktual i kapitalizmit nuk do të çojë drejt kësaj formule, dhe është e qartë. Tani për tani, ne po shikojmë një shtazë që po largon qimet e saj të vjetëruara. Dhe përpiqet të duket më e madhe, më e fortë, më e fuqishme, dhe më e rrezikshme. Ndërkohë, miliona “të Zemëruar” po dalin në sheshe të kryeqyteteve botërore për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Dhe asgjë tjetër... kjo forcë e padobishme sepse e pashfrytëzuar është thjeshtë protestuese. Është një forcë anti-kapitaliste – dhe besimi i saj – nuk ka asgjë pozitive për të propozuar: nuk do pushtetin, nuk kërkon të aderojë në një parti ekzistuese, nuk kërkon të krijojë një formulë origjinale, dhe nuk ka lider – çka e ka gabim...
Në fakt, gjarpri i kapitalizmit post-modern vijon metamorfozën e saj pa pasur përballë asgjë dhe asnjëri për ta ndalur këtë shndërrim që do të forcojë forcën e shtazës, dhe nëse asgjë nuk bëhet, do ta forcojë me një ashpërsi të paparë. Konfigurim i këtij mutacioni, rrezikshmëria e kapitalizmit liberal europian për popujt, falimentimi i modeleve marksiste, i nihilizmit absolut që kërkon vetëm të protestojë, kërcënimi i një kapitalizmi të ri, edhe më darvinian parashtron të mendojmë ndryshe ngjarjet: formula anarkike e Prudhom është për tu rikrijuar për kohët tona. Ajo parashtron një revolucion pa prerje kokësh, pa gjak, pa tel me gjemba. Po nëse provohet?

*Michel Onfray, intelektual, filozof  francez dhe profesor i “Universite Populaire de Caen”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›