E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapiteni: Marinarët të pafajshëm, s’kishin dijeni për klandestinët

26/05/2005  “Burg pa afat” për ekuipazhin e anijes “Frojdi”

DURRES - Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës nuk ka marrë në

konsideratë deklarimin e kapitenit të anijes, Agron Rrapaj, se ai kishte organizuar vet trafikimin e 14 klandestinëve me anijen, pronë të tij dhe se anëtarët e ekuipazhit nuk kishin dijeni për trafikimin.

Dje në senacën e vlerësimit të masës së sigurisë për Rrapaj, pesë marinarët e anijes “Frojdi” dhe rojen e anijes, gjyqtarja e çështjes, Drita Premçi, ka lënë “arrest në brug” për të gjithë të arrestuarit tri ditë më parë gjatë operacionit të kryer nga policia e Durrësit, pas gjetjes në anije të 14 klandestinëve. Gjykata ka mbajtur anën e prokurorit Gentian Osmani, i cili ka kërkuar “burg pa afat” për të shtatë të ndaluarit.

Prokurori Osmani ka dekaruar se pjesëtarët e ekuipazhit të anijes “Frojdi” kanë kryer trafik të klandestinëve në bashkëpunim, vepër penale që parashikohet nga neni 298, paragrafi i tretë i Kodit

Penal. Ai ka pohuar gjithashtu se Agron Rrapaj, pronari dhe kapiteni i anijes, Ilirjan Lelja mekanik dhe motorist, Nezir Shahini, mekanik, Xhovan Nasko, Ramazan Seferi dhe Aleksandër Shtamari të tre marinarë së bashku me rojen e kësaj anije, Vesel

Shullani, akuzohen për trafik të qenieve njerëzore në bashkëpunim për qëllime përfitimi.

Të arrestuarit

1.Agron Rrapaj, pronar dhe kapiten i anijes

2.Ilirjan Lelja, mekanik e motorist i anijes

3.Nezir Shahini, mekanik i anijes

4.Xhovan Nasko, marinar

5.Ramazan Seferi, marinar

6.Aleksandër Shtamari, marinar.

7.Vesel Shullani, roje i anijes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›