Shpërthejnë çisternat e “Armos”, tri tonë naftë rrugëve të Laçit

26/05/2005 Ndotja e madhe ekologjike
LAÇ – Shpërthejnë për motive akoma të panjohuara dy çisterna me naftë në zonën e Laçit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Shpërthimi i çisternave në hyrje të qytetit të Laçit, ka shkaktuar derdhje të konsiderueshme karburanti të kompanisë shtetërore të naftës, “Armo”, të cilat besohet se arrijnë deri në 2-3 tonë naftë të derdhur.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së komisariatit të Kurbinit mësohet se ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e naftës, në lagjen “Sanxhak” të qytetit të Laçit, si pasojë e një defekti ende të pasqaruar dhe ka sjellë si rrjedhojë shpërthimin e dy çisternave të mbushura me karburant. Të parët që kanë ndërhyrë për të ndaluar rrejdhjen e naftës kanë qenë punonjësit e kompanisë në këtë depozitë karburanti dhe më tej, kanë mbërritur forca të Repartit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit si dhe nga policia. Nga të dhënat e para, dyshohet se janë derdhur afro dy deri në tre mijë tonë karburant i papërpunuar, i cili kishte si destinacion kryesisht furnizimin e pikave të shpërndarjes së rajoneve veriore të vendit.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se kemi të bëjmë me një shpërthim aksidental të çisternave nga një defekt i mundshëm, por më shumë po mbështetet teza e amortizimit të tubacioneve, pasi edhe një vit më parë kishte ndodhur e njëjta gjë, thanë burimet policore.
“Armo” kishte një ndër depozitat kryesore të saj në Laç, pranë rrugës nacionale, që e lidh këtë qytet me Mamurrasin. Në këtë zonë nuk ka në afërsi zona të banuara ndaj ndotja ekologjike mendohet të jetë më e kufizuar.