Për 13.5000 paund borxh të pakthyer vrau dhe varrosi bashkatdhetarin

26/05/2005 Fillon gjykimi ndaj Rizvan Matraxhiut, të akuzuarit për vrasjen në Londër të Dritan përdodës
DURRES – Dëshmitarët anglezë, janë paraqitur dje para gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, ku gjykohet i akuzuari për një vrasje të kryer në Londër, Rizvan Matraxhiu.
Seanca e parë Rizvan Matranxhiut, i arrestuar nën akuzën e vrasjes së emigrantit shqiptar Dritan Përdoda, 25 vjeç, nga Lezha. Para trupit gjykues, të kryesuar nga Fejzo Hysi dhe ndihmës të tij gjyqtaret Drita Premçi e Shpëtime Pitaku, organi i akuzës përfaqësohej nga prokurori Ilir Turja.
Akuza
Ka qenë policia e Londrës, e cila ka akuzuar drejtpërdejt 24-vjeçarin Rizvan Matraxhiu, duke ia përcjellë dosjen drejtësisë shqiptare, e cila edhe ka arrestuar të akuzuarin disa muaj pasi ai ishte larguar nga Anglia me dokumente të falsifikuara.
Pokuroria ka kërkuar që në seancë të thërriten në cilësinë e dëshmitarit 12 shtetas, mes të cilëve edhe katër anglezë, të cilët janë paraqitur dje para trupit gjykues së bashku me ish të dashurën e Matraxhiut.
Në seancën e djeshme prokurori, i cili ka përgatitur plot 2000 faqe material për këtë çështje, ka akuzar Matraxhiun për vrasjen e Dritan Përdodës, ngjarje e ndodhur në ditët e fundit të muajit tetor 2003, në kryeqytetin anglez, Londër. Sipas prokurorit vrasja është kryer në bashkëpunim dhe shkak për këtë ishte bërë borxhi në 13500 paund që Përdoda nuk ia kishte kthyer të akuzuarit për vrasje.
Provat
Tre punonjës të policisë angleze si dhe e dashuara e Matraxhiut me shtetësi angleze (Laora Filmer) janë paraqitur disa ditë më para te drejtësia shqiptare për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen e vrasjes së Përdodës. Seanca është zhvilluar në masa të forta sigurie dhe në sallë kanë qenë, krahas dëshmitarëve të huaj të kërkuar nga prokuroria e Durrësit, edhe familjarë të Përdodës dhe të Matraxhiut.
Dedektivët janë punonjës të policisë së rajonit të Jorkshirit në Angli, ndërkohë që oficeri Simon Uorn, i cili ka qenë edhe dëshmitari i parë, ka drejtuar hetimet e policisë angleze që nga fillimi deri në fund.
Sipas Uorn, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vrasjes janë aktivizuar rreth 40 dedektivë policie, ndërkohë që dje para trupit gjykues ai ka afruar evidencën në 19 faqe, ekspertizën mjeko-ligjore të kryer në Londër, materiale filmike të përgjimit të të akuzarit si dhe të shokëve të tij, fotografi, kaseta të sekuestruara dhe materiale të cilësuara sit ë vlefshme për të akuzar Matraxhiun në vrasjen me dashje të Përdodës.
Dëshmia e dedektivit anglez Simon Uorn
“Nëpërmjet një kasete, prindërit i kërkonin Matraxhiut, të mos hakmerrej ndaj Përdodës”
Dedektivi anglez Simon Uorn, ka bërë të ditur se vrasja është kryer nga Matraxhiu në bashkëpunim me të tjerë dhe shkak për këtë vrasje është bërë shuma në 13500 paund. Sipas tij, nisur nga hetimet e bëra dhe dëshmitë e mbledhura në Londër, Matraxhiu ishte futur në mënyrë ilegale dhe në Angli, njihej me pseudonimin Andrea Spaho, i ka dhënë Përdodës 13500 paund për t’ia postuar familjes së tij në rrugë bankare. Ndërsa Përdoda i ka premtuar se do i dërgonte paratë për familjen e Matraxhiut, ai nuk i ka postuar ato duke deklaruar se i kishin humbur.
Për të ilistruar dëshmitë e tyre, dedektivi ka pohuar se ka sjellë materiale filmike dhe gjykata e Durrësit ka vënë në shërbim një televizion e një video për kasetën e ardhur nga Londra. Paralelisht me pohimet e tij, dedektivi i huaj ka ilustruar në hartë vendin ku është gjetur trupi i pajetë i Përdodës dhe sipas tij, 25-vjeçari është varrosur jo shumë larg shtëpisë, ku jetonte e dashura e Matranxhës, Laora Filmer, e cila do të pyetet ditën e premte për marrëdhëniet e saj me të dashurin shqiptar.
Trupi i Përdodës, është gjetur më 31 dhjetor 2003 në periferi të Londrës në një pyll të dendur nga gjahtari Paul Davids, qeni i të cilit ka nuhatur dhe zbuluar varrin. Të njëjtën ditë policia londineze e rajonit, ka dërguar ekspertët dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës. Sipas dedektivit anglez, bëhet e ditur se Përdoda, i identifikuar pasi familjarëve të tij, që kanë shkuar në Angli, u është bërë prova e ADN-së, fillimisht është lidhur me leckë në kyçet e duarve të vendosura nga pas dhe se trupi gjysmë i dekompozuar ishte i zhveshur në të shkurtëra
dhe me çorape. Në pjesën e parme viktima kishte një goditje me thikë të të majtë të krahërorit, shkaktuar nga një thikë me gjerësi 4 cm dhe se goditja është kryer në një kënd 45 gradë. Ekspertët anglezë kanë thënë se vrasja duhej të ishte kryer diku nga fundi i tetorit dhe kjo përkon me kohën kur Përdoda e
Matraxhiu kanë shkëmbyer telefonatat e fundit. Sipas policisë angleze, ata kishin biseduar së bashku në datat 28 dhe 29 tetor 2003 dhe pas kësaj, Përdoda nuk është bërë i gjallë.
Policia ka kontrolluar më pas banesën ku kishte jetuar Përdoda. Po ashtu në një banesë tjetër të shtetasit Fitim Mici, shok i viktimës dhe Matraxhiut ishte gjetur një kasetë, që e kishin dërguar nga Shqipëria prindërit e të akuzuarit. Ata mes të tjerave i kërkonin të birit, të mos ushtrojë asnjë lloj presioni për paratë e pakthyera dhe të mos bëjë asnjë veprim të keq.
Ngjarja/ tetor 2003
Vrau bashkatdhetarin dhe u largua nga Anglia
Rizvan Matraxhiu, i lindur në fshatin Çajë të Kukësit, ka emigruar në Angli në vitin 2001 dhe është kthyer nga Anglia me datë 16 janar 2004, ndërkohë që është arrestuar nga policia e Durrësit më 15 prill 2005.
Gjatë qëndrimit në Angli është dëshmuar se ai ka përdorë emër të rremë, Andrea Spaho dhe ka punuar në veri të Londrës, Ert Fort Schare. Pikërisht këtu është njohur me Përdodën, edhe ky emigrant nga Lezha, të cilit, duke qenë me leje qëndrimi, i ka dhënë 13500
paund për t’ia dërguar në adresë të familjes së tij. Kjo marrëveshje mësohet se ishte bërë tre muaj para vrasjes, por Përdoda nuk ia ka nisur paratë me bankë dhe kjo ka pasuar me kërcënimet nga Matraxhiu, pasi Përdoda nuk ia ka kthyer paratë më.
Gjetja e kufomës më 31 dhjetor 2003 ka vënë në qendër të policisë së Londrës si të akuzuar Matraxhiun, i cili është larguar me
dokumente false për në Shqipëri më datë 16 janar 2004, në kohën që policia e kërkonte prej dhjetë ditësh. Pas këtij veprimi në prokurorinë shqiptare ka mbërritur fletëporosia nga Londra, e cila akuzonte 25-vjeçarin nga Kukësi dhe që banonte në Hamallë, të Durrësit.
Policia e ka arrestuar atë dhe që prej 15 prillit 2004 ai gjendet në dhomat e paraburgimit për të nisur seancan e gjykimit, ndërkohë që i akuzari nuk ka pranuar krimin.
Dëshmitarët
Anglezë
Simon Uorn
Oliver Jonston
John Dick
Laora Filmer
Shqiptarë
Gjin Përdoda (i ati i viktimës)
Saimir Përdoda (vëllai viktimës)
Valbona Përdoda
Ermal Dhehaj
Armando Hitaj
ArbenBerisha
Altin Fieraku
Gjergj Buna