Kapllani, as në pankinë tek Augsburg
Vazhdon seria negative e Edmond Kapllanit në kampionatin gjerman të futbollit, por jo fatmirësisht edhe për skuadrën e tij, Augsburg. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ka bërë ende debutimin me këtë ekip, pasi u largua nga Karlsruher pas formës shumë të keqe që ka shfaqur. Në ndeshjet e shkuara sulmuesi është ulur në pankinë, ndërsa në fitoren e djeshme të vendasve 5-2 ndaj Hansa së Rostokut Kapllani është dërguar në tribunë. Sipas të gjitha gjasave futbollisti nuk do të thirret më në kombëtare nëse nuk vazhdon të aktivizohet në Bundesligën e dytë gjermane.