E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magani, trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit

 

Gugash Magani është trajneri i ri i Flamurtarit. Pas dorëheqjes së Memushit drejtuesit e klubit kuqezi kanë konfirmuar Maganin si njëshin e pankinës. Lajmi është dhënë nga shefi i klubit Geri Çipi. Pas dorëheqjes që ka dhënë trajneri Memushi pas humbjes me Teutën i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit për ta zëvendësuar. Magani ka qenë në mbrëmje në Vlorë ku ka diskutuar edhe detajet e kontratës së tij. “Do të kryhet dhe prezantimi i tij te Flamurtari pasi nuk ka kohë për të pritur gjatë pikërisht sepse jemi në fazën më të nxehte të Superligës. Trajneri Magani njihet mirë në opinionin sportiv si lojtar që ka luajtur për vite me radhë me ekipin e Shkumbinit, duke shkëlqyer por edhe si trajner. Ai u kontaktua pas dorëheqjes së dhënë nga Memushi dhe është pritur mjaft mirë edhe nga ky i fundit për të qenë pjesë e ekipit vlonjat për sezonin dhe ndeshjet në vazhdim. Për të shuar kureshtjen Memushi do të vijojë të jetë miku im i ngushtë”, ka pohuar shefi i klubit Geri Çipi. Magani ka drejtuar si trajner vetëm skuadrën e Shkumbinit me të cilën sezonin e kaluar arriti të shkojë deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ai u largua nga kjo skuadër pas humbjes në javën e dytë me Besën në shtëpi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›