Nisin përpjekjet për dialog të ri Prishtinë-Beograd
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, mund të vizitojë Beogradin nga fillimi i javës së ardhshme për të diskutuar mundësinë e fillimit të një dialogu mes Prishtinës e Beogradit për çështjet me interes të përbashkët.
Vizita e kreut të UNMIK-ut në Beograd bëhet në kuadër të planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut, proces ky që është kundërshtuar nga udhëheqësit e lartë serbë, por është përkrahur nga Prishtina zyrtare. Dialogu i paraparë mes Prishtinës dhe Beogradit për një varg çështjesh, përfshirë edhe policinë dhe drejtësinë në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, nuk do duhej të prekte çështjen e statusit, të cilës iu është “vënë kapaku” nga Kosova dhe vendet e që e kanë njohur atë më 17 shkurt. Autoritetet kosovare kanë rënë dakord të fillojnë diskutimet me Beogradin, me kusht që të diskutohet vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët, pa prekur statusin, ndërsa zyrtarët serbë e kanë parë këtë mundësi si rihapje të çështjes së statusit. Marrëdhëniet mes misionit ndërkombëtar në Kosovë dhe udhëheqjes serbe u përkeqësuan që nga periudha kur në krye të UNMIK-ut ishte Soren Jessen Petersen, por kontaktet u ndërprenë vetëm kur me misionin ndërkombëtar udhëhiqte pararendësi i Zannier, Joakim Ryker.