E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karabeci kualifikon Tiranën në Evropë



Tirana është kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Evropës. Bardhebluve u ka mjaftuar një gol i mesfushorit Erando Karabeci në pjesën e parë të shtesës së parë ndaj hungarezëve të Zalaegerszeg. Takimi i parë në Tiranë pati përfunduar në barazim pa gola, por dhe sfida e djeshme deri në vërshëllimën e kohës së rregulllt nuk prodhoi asnjë gol. U desh koha shtesë që Tirana të mund të kualifikohej për më tej. Për tu theksuar është fakti se bardheblutë mund të kishin marrë fitoren që në kohën e rregullt por Plaku nuk arriti të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë në sekondat e fundit të takimit.
Ndërkohë disa mijëra kilometra larg, në Bjellorusi Laçi ka provuar shijen e hidhur të një humbje tenistike në Kupat e Evropës. Dnepro Mogilev ka fituar 7-1 duke u shkaktuar laçianëve një humbje historike. Nëse në ndeshjen e parë, të luajtur para një jave, në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit kurbinasit bënë diçka, për t'u mbajtur mend, teksa kryesonte deri në minutat shtesë 1-0, falë një goli të sulmuesit të ri, Marashi, në ndeshjen e kthimit, luajtur në Bjellorusi, Laçi ka treguar dobësi të mëdha. Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë është ndier në të dyja sfidat, teksa kjo detyrë u ka rënë mbi supe dy mesfushorëve, Vucajt dhe Nimanit. Kurbinasit kanë pësuar gol që në minutën e 10-të të lojës, me anë të Bishenok, duke paralajmëruar kësisoj edhe humbjen e sigurt. Sepse nuk kanë pasur forca për të reaguar, ndaj pritësit e Dnepr të Mogilevit kanë nxituar të dyfishojnë rezultatin. Dhe e kanë arritur shumë shpejt, në minutën e 17-të, me anë të Jurshenkos. Me kaq porta e kurbinasve u hap dhe ka lojë vetëm për golin e nderit të shënuar nga Nimani.

Zalaegerszeg-Tirana 0-1

Shënues: Karabeci 107'
(Plaku humbi penallti në 90')
Kartona të verdhë: Paniklvar 33', Illes 87'/ Plaku 119'
Gjyqtarë: Ilias Spathas/ Spiridon Trifonas dhe Grigorios Panou (GRE)
ZTE: Vlaszak, Kocsardi, Bogunoviç, Paviçeviç (Rajcomar 92'), Magasfoldi (Balatz 46'), Illes (Horvath 91'), Panikvar, Rudnevs, Mate, Kamber, Miljatoviç. Trajner:
Tirana: Lika, Sina, Pashaj, Lila, Hajdari (Malindi 61'), Plaku, Karabeci, Osmani, Pejiç, Lilaj, Metani. Trajner: Sulejman Starova

Dniepër Mogilev-Laçi 7-1

Shënues: Bushenok 10', 80', Jurshenko 17'(p), 56', 81', Zenkoviç 42', Shernuk 87'/Nimani 61'
Gjyqtarë: V.Minasian, V.Simonian, A.Kostanian (Armeni)
Kartonë të verdhë: Gonshar, Shuneiko/Brahja(2), Nina, Gega
Karton i kuq: Brahja
Dnjepër: Kopantsov, Kapov, Gonshar, Obrazov, Shuneiko, Bushenok, Karpoviç (Raspopov 61'), Jurshenko, Porivajev (Kozlov 46'), Turlin, Zenkoviç (Shernuk 67') Trajner: A.Skarabatska
Laçi: Llani, Brahja, çela, Nina, Kaja (Shazivari 46'), Kastrati, Vucaj, Nimani, Veliaj, Gega (Marashi 30'), H.Tafaj Trajner: S.Nica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›