E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndriçim Xhepa, një Astrov që rrallë e sheh në skenë

• Doktor Astrovi i “Daja Vanjës” për Ndriçim Xhepën tashmë zë vend ndër rolet më të mira si Xhorxh Shnajder, Fernando Kraf, etj.Interpretimi i këtyre ditëve në veprën e Çehovit sjellë nga Slobodan Unkovsi në Tiranë ka shënuar një tjetër sukses të aktorit të njohur. Natyrshmëria dhe vërtetësia në perceptimin e Astrovit ka bërë që edhe ata që rrallë e thonë fjalën e mirë të mos heshtin këto ditë. Sipas Parkerit: Suksesi më i madh i “kundërshtarit” tënd është në qoftë se edhe ty të bind për atë që flet. Kështu ka ndodhur këto ditë në Teatrin Kombëtar.Çfarë e bën një aktor, aq natyral sa doktor Astrovi që pamë të mishëruar nga ju në skenën e Teatrit Kombëtar? Që të jetë Astrovi i natyrshëm, organik, i ngjyrshëm, i plotë në rrethana, duhet patjetër të konceptohet dhe zbërthehet saktë se çfarë është ai në gjithë qenien e tij psikologjike e shpirtërore. E hap pas hapi të zgjidhë etapat e tjera të më pasme, plastikën e  tij, marrëdhëniet me partnerët, ngjyrimet dhe kolpot që pëson roli në gjendje normale, dehje, depresioni apo euforie, e gjithmonë pa tentuar në asnjë sekondë të devijohet dhe rrëshqitet deri në skrupulozitet, vërtetësi të shkallës së lartë pa të cilën nuk do të kishte kuptim, qenia, interpretimi, aktori me çfarëdolloj figure, aq më tepër me role të tilla të rralla, të veçanta që vijnë në jetën aktoriale siç është Astrovi i Çehovit te “Daja Vanja”Ishte Astrovi apo regjisori ai që ju bindi të luanit te “Daja Vanja” në Shkup?Me sa duket Astrovin ishte i destinuar ta luaja dhe bëra shumë mirë që e luajta në Shkup me regjisorin Unkovski dhe me këtë grupim aktorësh. Fakti që gama e madhe e njerëzve profesionistë regjisorë, kritikë, aktorë, prezenca e tyre në dhënie përshtypjesh, urimesh, konsideratash, qoftë edhe të indiferentëve apo atyre që mezi ndoshta nxjerrin fjalën e mirë, ishin krejtësisht të hapura që tregon se kjo lloj shfaqje është një vepër që skenës dhe Teatrit Kombëtar i është dukur fare rrallë për muaj e vite. Dhe jam pa asnjë dyshim i kënaqur profesionalisht, i plotësuar, që Astrovin dhe “Daja Vanjën” e punova në Shkup dhe vetëm në Shkup me një regjisor të përmasave të tilla, siç është Slobodan Unkovski. Ishte përgjegjësi që këtë figurë të veçantë e ekzekutova brenda një projekti të tillë e punova artistikisht me një regji ekselence të Unkovskit, dhe me këtë grupim kolegësh të mi, duke filluar me Bajrush Mjakun, Enver Petrovskin, duke vazhduar me koleget e reja, Eftiolën e Tiranës, Blertën e Prishtinës, me Adem Karagën dhe duke e mbyllur me veteranen e artit Mysherefe Llozana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›