E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamalis viziton sot Tiranën zyrtare, axhenda



Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, nis sot vizitën zyrtare në Tiranë me ftesë të Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Axhenda njëditore e Karamanlis do të jetë e ngjeshur në Tiranë, ku pritet që ai të takohet me personalitetet më të larta të vendit. Vizita e tij do të nisë në mesditë, ku do të takohet me Kryeministrin Berisha dhe më pas vizita do të vijojë me takime të tjera. Një takim është parashikuar edhe me drejtuesin e Kishës Autoqefale Ortodokse në Shqipëri. Por vetëm një ditë para, Shoqata “Çamëria” ka paralajmëruar protesta. “Ne besojmë që ka ardhur koha që dhe qeveria shqiptare, tashmë që nuk ka më pengesa për integrimin euroatlantik, duhet të nisë patjetër procesin e diskutimeve për zgjidhjen e çështjes çame. Kjo zgjidhje do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve”, - deklaroi Ardian Tana, kryetari i Shoqatës “Çamëria”.

Axhenda e Karamanlis në Tiranë

12:50 – 13:00 Ceremonia dhe takimi me Kryeministrin Berisha

14:00 – 14:05 Nënshkrim marrëveshjeje (Ministrat e Jashtëm)

14:10 – 14:30 Konferencë e përbashkët shtypi

14:40 – 15:50 Drekë zyrtare dhënë nga Kryeministri Berisha

16:00 – 16:30 Takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi

16:40 – 17:10 Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama

17:20 – 17:50 Takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli

18:00 – 18:15 Kryeministri Karamanlis mban një fjalë përshëndetëse në Kuvend

18:30 – 19:00 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›