Mbi 650 emigrantë mbërrijnë në Lampeduzë
Autori i Lajmit: red.
Të paktën 650 emigrantë klandestinë mbërritën sot me anë të tri anijeve në ishullin e Lampeduzës, në jug të Sicilisë. Kjo është vala më e fundit e emigrantëve, që mbërrijnë në brigjet italiane, njoftuan forcat bregdetare të vendin fqinj. Një anije e marinës italiane ndaloi 239 persona, 51 gra dhe katër fëmijë, rreth 40 kilometra në jug të ishullit, ndërsa një motobarkë e doganës që po patrullonte, ndaloi 132 klandestinë, 49 femra, rreth 12 kilometra larg ishullit. Rreth 300 emigrantë që arritën në breg me mjetin e tyre u ndaluan për t u transferuar në qendrën e pritjes në Lampeduza, në pritje të transferimit drejt Italisë kontinentale.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008