E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis uron Berishën për fitoren dhe koalicionin PD- LSI

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, përmes një bisede telefonike, ka uruar kryeministrin Sali Berisha për fitoren e tij dhe të koalicionit, që ai kryeson në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, kryeministri i Greqisë, Karamanlis siguroi se ai pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive, dy qeverive dhe 2 vendeve. Gjatë telefonatës, kryeministri grek Karamanlis e vlerësoi këtë një fitore plotësisht të merituar që e kanë mirëpritur dhe festuar të gjithë miqtë e Partisë Demokratike. Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen ndaj homologut grek, për mbështetjen e gjithanshme që ka dhënë për Partinë Demokratike, qeverinë shqiptare dhe vendin tonë. Në këtë drejtim, kryeministri Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë me kënaqësi bashkëpunimin e ngushtë për intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›