Shoqata Pronësi me Drejtësi do vazhdojë betejën për pronat
Pasi kanë dështuar në nismën e tyre për tu përfaqësuar me një deputet në Kuvend duke u bashkuar me Polin e Lirisë, shoqata Pronësi me drejtësi nuk është shkurajuar aspak, por do të vazhdojë betejën për kompensimin e pronave të zaptuara. Sipas anëtarit të kryesisë së shoqatës, Myrshit Vorpsi, pronat nuk janë çështje politike por çështje e së drejtës që çdo qeveri duhet ti japë zgjidhje.
Çështja e pronës në Shqipëri është një çështje kolapsi. Problemi i pronës nuk është një çështje e njërit krah politik, apo një tjetri, futet tek çështjet e të drejtave. Është një çështje e së drejtës më përpara se të jetë një çështje që mund ti takojë një partie politike, shprehet ai. Nisur nga ky fakt, Vorpsi pohon se qeveria ka detyrimet përpara, ku në raport sipas tij me këtë patjetër që puna e shoqatës do të jetë e shumëfishuar. Nëpërmjet një prononcimi për shtyp, Vorpsi ka theksuar se në muajin shtator, kjo shoqatë do të nisë një betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese, përsa i përket funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Me hapjen e sezonit, patjetër do të fillojmë me një ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe ka plotë çështje që do të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese, vijoi ai. Ndër të tjera, Vorpsi nënvizoi se njëra nga këto çështje do të fillojë shumë shpejt dhe ka të bëjë me animimin për të drejtën e drejtorit të AKKP, i cili ka të drejtë që të anulojë vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave të ndërmarra në vite. Anëtari i kryesisë së shoqatës, Pronësi me Drejtësi theksoi gjithashtu se ekzekutivi ka marrë prerogativat e gjyqësorit, duke e vlerësuar këtë fakt totalisht të papranueshme