Karambol me katër mjete, plagoset rëndë një person
Një përplasje masive mes
disa makinave ka ndodhur
dje në Tiranë, ku janë plagosur
katër persona, ndërmjet të cilëve
një është në gjendje të rëndë.
Pas këtij aksidenti, shkaktari i
ngjarjes së rëndë është larguar
nga vendi i ngjarjes, por më
vonë është vetëdorëzuar në
polici, duke deklaruar se ishte
tmerruar nga skena e rëndë.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës bënë të
ditur zyrtarisht, se dje pasdite u
bë arrestimi i Flamur Hajdarit,
27 vjeç, lindur në Tropojë dhe
banues në Kamzë. Arrestimi i tij
u bë pasi në Rrugën e Durrësit,
përballë pallatit të sportit "Asllan
Rusi", duke drejtuar mjetin
furgon, me targa TR892B, është
përplasur me një autobus me
targa TR1325P, drejtuar nga
Ilir Pajaj, 48 vjeç. Më pas, mjeti
është përplasur me mjetin
"Benz" me targa TR3222D,
drejtuar nga Shefqet Merja, 53
vjeç, si dhe motorin "Honda",
me targa TR376F, drejtuar nga
Albert Stafaj, 41 vjeç. Si pasojë
e këtij aksidenti është dëmtuar
dhe ndodhet në gjendje të
rëndë shëndetësore 41-vjeçari
Stafa, ndërkohë që dëmtime
të lehta kanë marrë edhe tre
persona të tjerë. Policia tha se
janë dëmtuar lehtë pasagjerët
e furgonit, Hysen Petollari, 50
vjeç, Lindita Shena, 41 vjeçe,
dhe Esmeralda Çorja, 24 vjeçe,
të cilët u dërguan në spital dhe
ndodhen jashtë rrezikut për
jetën. Drejtuesi i mjetit, Flamur
Hajdari, pas aksidentit është
larguar nga vendi i ngjarjes dhe
disa orë më vonë është paraqitur
në komisariatin më të afërt,
ku edhe është vetëdorëzuar.
disa makinave ka ndodhur
dje në Tiranë, ku janë plagosur
katër persona, ndërmjet të cilëve
një është në gjendje të rëndë.
Pas këtij aksidenti, shkaktari i
ngjarjes së rëndë është larguar
nga vendi i ngjarjes, por më
vonë është vetëdorëzuar në
polici, duke deklaruar se ishte
tmerruar nga skena e rëndë.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës bënë të
ditur zyrtarisht, se dje pasdite u
bë arrestimi i Flamur Hajdarit,
27 vjeç, lindur në Tropojë dhe
banues në Kamzë. Arrestimi i tij
u bë pasi në Rrugën e Durrësit,
përballë pallatit të sportit "Asllan
Rusi", duke drejtuar mjetin
furgon, me targa TR892B, është
përplasur me një autobus me
targa TR1325P, drejtuar nga
Ilir Pajaj, 48 vjeç. Më pas, mjeti
është përplasur me mjetin
"Benz" me targa TR3222D,
drejtuar nga Shefqet Merja, 53
vjeç, si dhe motorin "Honda",
me targa TR376F, drejtuar nga
Albert Stafaj, 41 vjeç. Si pasojë
e këtij aksidenti është dëmtuar
dhe ndodhet në gjendje të
rëndë shëndetësore 41-vjeçari
Stafa, ndërkohë që dëmtime
të lehta kanë marrë edhe tre
persona të tjerë. Policia tha se
janë dëmtuar lehtë pasagjerët
e furgonit, Hysen Petollari, 50
vjeç, Lindita Shena, 41 vjeçe,
dhe Esmeralda Çorja, 24 vjeçe,
të cilët u dërguan në spital dhe
ndodhen jashtë rrezikut për
jetën. Drejtuesi i mjetit, Flamur
Hajdari, pas aksidentit është
larguar nga vendi i ngjarjes dhe
disa orë më vonë është paraqitur
në komisariatin më të afërt,
ku edhe është vetëdorëzuar.