Pranga shpërndarësit me 148 gramë kanabis
Një shpërndarës i lëndëve
narkotike ka përfunduar
në prangat e policisë, teksa
ishte nisur për shitjen e radhës.
Admir Shehu është arrestuar
nga antidroga e Tiranës,
ndërkohë që i janë gjetur me
vete 148 gramë kanabis. Burimet
policore bënë të ditur
se 22-vjeçari Shehu ka qenë i
dënuar më parë për vjedhje të
mjeteve motorike. Sipas grupit
hetimor, arrestimi i tij u bë pasi
në orën 20:30, pranë Institutit
të Kërkimeve Veterinare, është
kapur në flagrancë me një sasi
bime narkotike kanabis, e cila
u gjet pas kontrollit fizik në
pjesën e brendshme të xhupit,
që kishte të veshur. Gjithashtu,
gjatë kontrollit të banesës së
tij, u gjet një sasi tjetër bime
narkotike, e ambalazhuar në
dy qese plastike. Sipas policisë,
në cilësinë e provës materiale
u sekuestruan 148.2 gramë kanabis,
një motoçikletë dhe një
aparat celular. Policia tha se i riu
do të akuzohet për mbajtje dhe
shitje të lëndëve narkotike.
narkotike ka përfunduar
në prangat e policisë, teksa
ishte nisur për shitjen e radhës.
Admir Shehu është arrestuar
nga antidroga e Tiranës,
ndërkohë që i janë gjetur me
vete 148 gramë kanabis. Burimet
policore bënë të ditur
se 22-vjeçari Shehu ka qenë i
dënuar më parë për vjedhje të
mjeteve motorike. Sipas grupit
hetimor, arrestimi i tij u bë pasi
në orën 20:30, pranë Institutit
të Kërkimeve Veterinare, është
kapur në flagrancë me një sasi
bime narkotike kanabis, e cila
u gjet pas kontrollit fizik në
pjesën e brendshme të xhupit,
që kishte të veshur. Gjithashtu,
gjatë kontrollit të banesës së
tij, u gjet një sasi tjetër bime
narkotike, e ambalazhuar në
dy qese plastike. Sipas policisë,
në cilësinë e provës materiale
u sekuestruan 148.2 gramë kanabis,
një motoçikletë dhe një
aparat celular. Policia tha se i riu
do të akuzohet për mbajtje dhe
shitje të lëndëve narkotike.