Karamelo mbështet raportin e SHBA
31/03/2005 Kryetari i Lëvizjes të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo, ka përshëndetur dje kritikat në adresë të qeverisë shqiptare bërë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, mbi mosrespektimin e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri. „Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me këto çështje është realist dhe konstatues. Ne bashkohemi me shqetësimin se dukuritë e ndodhura gjatë vitit 2004 si: dhuna policore, diskriminimi i minoritetit rom dhe egjiptian, diskriminimi i grave dhe vajzave, trafikimi i fëmijëve, ndalimi dhe arrestimi arbitrar, përbëjnë shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut. Këto fenomene diskreditojnë qartë qeverisjen dhe institucionet e saj, argumentojnë faktin se ajo vazhdon të jetë e pavëmendshme, e painteresuar, e paaftë për të ndryshuar gjendjen, aspak të kënaqshme dhe tepër serioze të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri”, tha Karamelo.