Olldashi: Kandidatura ime ka ardhur nga votat e bazës

31/03/2005 Ndizet konkurrimi për kryetarin e PD-së së Degës Tiranë
Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, favoriti kryesor për të marrë në dorë drejtimin e degës së PD-së Tiranë, shprehet se e ka pranuar kandidimin e propozuar nga strukturat për këtë post. Gjatë një prononcimi për median, Olldashi u shpreh se e sheh këtë propozim si një besim që i kanë dhënë seksionet e PD-së së Tiranës. “Unë e kam pranuar propozimin për të kandiduar për kreun e PD-së Tiranë dhe e shoh këtë si një besim që strukturat e degës më kanë dhënë. Në listën e kandidaturave janë dhe individë të tjerë, të gjithë figura të njohura dhe të respektuara të PD-së. Tashmë do të vendoset nga kryesia në rrugë statutore se kush do të jetë kandidati tjetër në përballje në Konferencën e Tiranës”, tha Olldashi. Në listën e kandidaturave, përveç Olldashit, janë dhe Bujar Nishani, Spartak Ngjela, Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj dhe Bamir Topi. Por, sipas votimeve të bëra në 600 seksionet e kësaj dege, ka rezultuar se numrin më të madh të votave e kanë Nishani dhe Olldashi, të cilët priten të përballen me njëri-tjetrin në konferencën e ardhshme. Gjithsesi, do të jetë Kryesia e PD-së që do të vendosë përfundimisht se kush do të jetë në përballje për postin e kreut të degës më të madhe në vend. Konferenca e Tiranës, e cila pritet të mbahet në ditët e para të muajit prill, do të zgjedhë dhe delegatët për në kongresin e partisë. Gjithashtu, rëndësia e konferencës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj luan një rol të rëndësishëm dhe në përzgjedhjen e anëtarëve të shtabeve elektorale, që do të përgatisin terrenin dhe do të ndihmojnë për kandidatët e kryeqytetit. Vetëm në Tiranë ndodhen 20 zona elektorale dhe rrreth 700 mijë zgjedhës, e përafërt kjo me një të tretën e popullsisë në vend. Si pasojë, pritet që në kryeqytet të zhvillohet beteja më e ashpër elektorale dhe për këtë përzgjedhja e kryetarit të PD-së si dhe përcaktimi i shtabeve elektorale merr një rëndësi të veçantë. Eshtë pikërisht dega e kryeqytetit, ajo që mban barrën më të madhe për mbarëvajtjen e fushatës në të 20 zonat ku do të kandidojë PD-ja në Tiranë. Madje, duket se fushata në kryeqytet ka filluar më parë se në çdo qytet tjetër, ku të dyja partitë kryesore në vend, PS-ja dhe PD-ja, kanë nxituar të shpallin kandidaturat në 12 zonat e qytetit.