E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamelo vlerëson bashkëpunimin e LSI-së me PD-në



Kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Ligoraq Karamelo, përshëndeti dje vendimin e Konventës Kombëtare të LSI-së për të realizuar bashkëqeverisjen e vendit me koalicionin fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike. Karamelo tha se “ne mbështesim idenë dhe synimet madhore të kësaj qeverisjeje për integrimin e vendit në BE, përballimin e krizës globale, ruajtjen dhe stabilitetin e vendit si dhe vazhdimin e reformave në sektorët kyçë në përputhje me dëshirat e çdo shtetasi shqiptar”. Sipas tij, LDLNJ, si pjesëtare e koalicionit “Aleanca socialiste për integrim”, rikonfirmon besimin se realizimi i prioriteteve thelbësore të programit të kësaj qeverie të integrimit do të ndikojë në rritjen e standardeve në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut, të minoriteteve dhe të grupeve në nevojë, për të realizuar, mbi të gjitha, dëshirën e çdo shtetasi shqiptar për të qenë i lirë dhe i barabartë me çdo qytetar të vendeve të Bashkimit Europian.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›