Karanka: La Liga ka ekzistuar edhe pa Guardiolën

Ndihmës trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka ka komentuar lajmin për largimin e Pep Guardiolës nga drejtimi i rivalit të përhershëm, Barcelonës, në fund të këtij sezoni.
“La Liga spanjolle ka ekzistuar me edhe pa Guardiolën andaj do të vazhdojë të ekzistojë edhe pas largimit të tij. Rezultatet, titujt, hyjnë në histori. Por them se La Liga do të ekzistojë edhe pa të, njësoj siq do të ekzistojë me Karankan, pa Karankan, me Mourinhon, pa Mourinhon”, deklaroi Karanka në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas të dielën.