Marin në Chelsea

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Werder Bremenit, Marko Marin.
Finalisti i edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve ka siguruar shërbimet e Marinit, i cili do të kalojë në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës. 23 vjeçari, reprezentues i Gjermanisë i cili mund të luaj në krah të mesfushës por edhe në qendër, bëri dy paraqitje në Kampionatin botëror 2010.
Ai e filloi karrierën te Borussia Monchengladbach para se të kalojë në Bremen për rreth 8 milionë euro në verën e vitit 2009.