Qeveria justifikon rënien e eksporteve me rritjen e energjisë së eksportuar
Sipas Bozdos dhe Mimës, vlera e deficitit tregtar nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar
Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave justifikojnë rënien e nivelit të eksporteve me rritjen e eksportit të energjisë elektrike në rajon. Dy zv/ ministrat Mima dhe Bozdo, kanë dalë dje në një konferencë për mediat, duke u munduar tu mbushin mendjen shqiptarëve se në vend nuk ka rënie eksporti. Duke krahasuar nivelin aktual të eksportit të energjisë dhe eksporteve me atë të vitit të kaluar, 2 zv/ ministrat Mima dhe Bozdo kanë deklaruar del se vlera e eksporteve nuk ka ndryshuar, në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, sipas Mimës dhe Bozdos, rezulton se humbjet në eksporte për 2 mujorin e parë të vitit janë rreth 6 milionë euro, vlerë kjo që kompensohet me rritjen e eksportit të energjisë elektrike në rajon. Rënia e eksporteve në vendin tonë është faktuar nga specialistët e ekonomisë, gjë që nuk është fshehur as nga 2 zv/ ministrat, por këta dy të fundit janë munduar që ta barazpeshojnë humbjet në eksporte me të ardhurat nga shitja e energjisë elektrike. Ndërsa përsa i përket importeve, Mima dhe Bozdo kanë theksuar se ka pasur një rritje të lehtë të importeve krahasuar kjo me dy mujorin e parë të vitit të kaluar. Por sipas tyre, një rritje e tillë e importeve nuk ka ndikuar në vlerë, pasi rritja e tyre ka qenë vetëm në natyrë. Kështu që, sipas Mimës dhe Bozdos rezulton se përsëri edhe në import jemi në të njëjtin nivel importimi në vlerë, me atë të vitit të kaluar. Dy zëvendësministrat e Financës dhe të Ekonomisë, Florjon Mima dhe Eno Bozdo, kanë dhënë shifrat përmbledhëse mbi bilancin tregtar të vendit, importin, eksportin si dhe vëllimin e tregtisë në dymujorin e parë të vitit 2009. Z. Bozdo theksoi faktin se shifrat që vijnë nga dy muajt e parë të vitit janë optimiste, dhe se provojnë edhe një here faktin që politikat ekonomike dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria shqiptare kanë qenë të drejta dhe se kanë shërbyer si amortizatorë të fuqishëm për reduktimin thuajse në minimum të ndikimit në ekonominë shqiptare të krizës ekonomike botërore. Ndërsa Z. Mima dha disa konkluzionet mbi dy muajt e parë të vitit. Sipas tij, eksportet po performojnë pothuajse në të njëjtin ritëm si vitin e kaluar. Rënie e lehtë në eksportet shqiptare si në minerale, gurë, bimë medicinale, dru etj. Ndërsa fasonet kanë qenë në të njëjtin nivel si vjet. Gjithashtu z. Mima ka theksuar se energjia elektrike ka pasur rreth 6 milionë euro eksporte e cila kompenson afërsisht humbjen në eksportet shqiptare.
Importet
Ndërsa për importet ka pasur një rritje të lehtë në natyrë dhe ulje në vlerë. Sipas tij, të ardhurat kanë qënë përgjithësisht në linjë me planifikimin e tyre. Z. Mima theksoi gjithashtu se drejtësia e masave të marra nga qeveria si p.sh. rimbursimi në kohë i TVSH, zgjatja e afatit të sigurimit vetëm ne aksidentet ne pune, për punonjësit e rin,j heqja e deklaratës së importit të shtetit pritës, po japin tashmë rezultatet e tyre, dhe se qeveria është ndërmarre masa te tjera lehtësuese në dobi të biznesit. Z. Mima deklaroi se Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë po monitorojnë më shumë vëmendje programin e kredisë së bute 25 milion euro në dobi të SME, dhe se po merr në konsiderate të rrisë ndjeshëm këtë shumë në se programi do të vazhdojë me intensitetin dhe pozitivitetin e tanishëm. Ndërsa z. Bozdo përmendi edhe një here disa nga masat e ndërmarra nga qeveria, si kreditimi i interesave të kredisë për ndërtimin e 6000 apartamenteve-një mbështetje e ndjeshme për sektorin e ndërtimit, kreditimi për kolateralin e eksportuesve dhe për konkurrueshmërinë e tyre. Sipas tij, këto janë masa konkrete që po japin efektet e tyre në ekonomi.