Tmerret e ambasadorit gjerman
Bernd Borchardt, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, shprehu para pak ditësh (në një intervistë për gazetën "Shqip"), tmerrin që i paska shkaktuar një deklaratë e Petrit Vasilit, sekretar i Përgjithshëm i LSI. Sipas ambasadorit gjerman, Vasili njoftoi një fund të hidhur për Kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS, Edi Rama, si dhe "kërcënonte në mënyrë të hapur" se Shqipëria do të zhytej sërish në kaos dhe destabilizim edhe më keq se në vitin 1997. Për hir të së vërtetës, duhet thënë që në fillim se akuza, që bën diplomati, nuk bazohet tërësisht tek e vërteta. Eshtë e vërtetë që sekretari i LSI ka njoftuar një fund të hidhur për Berishën dhe Ramën, veç nuk është aspak e vërtetë që ai ka kërcënuar, por thjesht ka paralajmëruar për rrezikun e një destabilizimi edhe më të keq se ai i vitit ‘97, nëse në zgjedhjet e ardhshme do të kemi grabitje të votës së lirë. Eshtë një paralajmërim që një politikan shqiptar ja drejton pikërisht përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë që ata të ndërhyjnë në kohë, që një tmerr i tillë të mos ndodhë. Por, për çudi, vërejmë se ambasadori Borchardt, në vend që të thellohet në ato që po thuhen dhe vlojnë në politikën shqiptare, "tmerrohet" nga ky paralajmërim që tenton të shmangë ca zhvillime të tmerrshme!
***
E gjithë kjo polemikë ka të bëjë me "reformën zgjedhore" dhe me përpjekjet tashmë evidente dhe bipartizane PS-PD, për t‘ia bërë sa më të vështirë (madje të pamundur jetën) disa partive si LSI, apo LZHK, që nuk janë satelite të tyre. Eshtë një strategji që ka nisur që me ndryshimet e Kushtetutës, më 21 prill të këtij viti, ndryshime që u kontestuan nga figura të rëndësishme publike, segmente të shoqërisë civile dhe parti politike, si një kërcënim për ndarjen, pavarësinë dhe balancën e pushteteve në Shqipëri. Amendamentet e realizuara me shumicën dërrmuese PS-PD dhe ca satelitëve të tyre, i vunë në vështirësi "perëndimorët" në Tiranë. Jo rastësisht, pa u futur në argumente lidhur me përmbajtjen e tyre, disa deklaruan se ato ishin legjitime për sa kohë u votuan nga një shumicë mjaft e gjerë. Por, ndërkaq, si kundërshtarët e amendamenteve ashtu edhe autorët e tyre, kanë pohuar se Kushtetuta është amenduar në thelb. Kjo do të thotë që edhe sistemi politik të pësojë një ndryshim thelbësor. Prandaj, problemi është se, ndërsa një shumicë, cilado qoftë ajo, ka të drejtë të vendosë për qeverisjen e vendit, a ka të drejtë ajo të vetëvendosë për ndryshimin e sistemit? Përvoja historike, veçanërisht ajo e Gjermanisë, na mëson se, nëse shumicave iu tolerohet një gjë e tillë, ndonjë ditë nuk është aspak çudi të ngrysemi demokraci dhe të gdhihemi diktaturë. Ndërkaq, disa diplomatë denoncuan faktin që ato u bënë pa transparencë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, por harruan "diplomatikisht" të thellohen se përse ndodhi kjo gjë e tmerrshme!? Vallë rastësisht u ndryshua me arrogancë dhe urgjencë dokumenti më i shenjtë i shtetit? Zhvillimet e sotme po tregojnë që jo. Dhe kjo është vërtet e tmerrshme për demokracinë shqiptare! Por ambasadori gjerman nuk u tmerrua aspak nga amendimet e 21 prillit. Ndonëse ato, nuk mund të mos të të kujtojnë teknikat e njëfarë herr Hitler. Ambasadori Borchardt doli në mbrojtje të tyre, dhe krejt i shurdhër, ndaj argumenteve të ofruara prej kundërshtuesve të amendamenteve, deklaroi se ato "nuk bien në kundërshtim me asnjë parim të demokracisë ose shtetit ligjor". Dhe kjo nuk mund të mos jetë e tmerrshme!
***
Por akoma më e tmerrshme bëhet situata kur ca muaj pas 21 prillit, është po i njëjti ambasador, që mbron përsëri reformën Rama-Berisha në Kodin Zgjedhor, reformën e të mëdhenjve në kurriz të të vegjëlve, reformën arrogante dhe aspak gjithëpërfshirëse të shumicës PS-PD në kurriz të pakicave, duke deklaruar se, për sa është informuar nga media, ndryshimet në Kodin Zgjedhor "nuk përmbajnë tregues shqetësues që lenë të kuptohet, që ky ligj zgjedhor do të mund të shkelte parimet bazë të demokracisë". Pra, përsëri ambasadori gjerman sjell si "argument" parimet e demokracisë. Por a i njeh vallë ai ato? Sepse na duket se ky diplomat pëlqen të theksojë te demokracia vetëm anën mazhoritare të funksionimit të saj, duke harruar anën liberale të demokracisë, që ka të bëjë edhe me respektimin e të drejtave të pakicës. Dhe ajo që po ndodh me Kodin Zgjedhor është pikërisht një dhunim shumëplanësh i të drejtave të partive më të vogla për t‘u bërë pjesë e atij mekanizmi mbikëqyrës të procesit të votimit dhe numërimit të votave, që t‘i mundësonte çdo partie të marrë atë që i takon. Ky mekanizëm nuk mund të jetë gjithëpërfshirës pa pjesëmarrjen e partive më të vogla dhe sofizmat për ta paraqitur tiraninë e shumicës së bashkuar PS-PD si "konsensusin më të gjerë të mundshëm" nuk do të mjaftojnë. Me të drejtë, ambasadori Borchardt thotë se debati politik duhet të bëhet me argumente dhe jo me kërcënime. Por, ndërkaq, kjo kërkon të jesh i vëmendshëm edhe për argumentet që japin ata që nuk mbështesin pikëpamjen apo besimin tënd. Sepse është "e tmerrshme" që në të njëjtin numër të "Shqip", ku Borchardt akuzon LSI për mungesë argumentesh lidhur me Kodin Zgjedhor, janë të botuara 8 argumentet, nëpërmjet të cilave LSI kish denoncuar një ditë më parë, shkeljet që i bëhen parimeve të demokracisë nga e ashtuquajtura reforma zgjedhore PS-PD. Dhe kur "të vegjlit" ankohen deri në dëshpërim se po ju mohohet deri e drejta elementare për të numëruar votat e tyre nga dy të mëdhenjtë (njëri prej të cilëve e ka provuar që në vitin ‘96 se është mjeshtër në grabitje votash), të deklarosh se "nuk ka tregues shqetësues se po shkelen parimet e demokracisë" është cinizëm, madje më shumë. Eshtë si të mos shqetësohesh fare për demokracinë. Eshtë thjesht e tmerrshme!
***
Nuk kuptohet qartë, se përse ambasadori gjerman është kaq i verbuar nga vullneti i të mëdhenjve Rama-Berisha, pse gjendet gjithnjë përkrah të mëdhenjve dhe nuk dëgjon asgjë nga ato që ulërasin të vegjlit. Madje, edhe kur dëgjon ndonjë gjë nga ata, e përkthen si "kërcënim" tmerronjës. Por nëse argumentet e të vegjëlve të politikës, medias apo shoqërisë civile të këtij vendi të vogël, që quhet Shqipëri, janë të padenja për veshët e këtij përfaqësuesi të një shteti të madh, le të dëgjojë të paktën argumentet që vijnë nga vetë atdheu i tij, Gjermania, nga një patriot i tij dhe pikërisht nga presidenti i Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, Martin Shutlz. Kush e di, ndoshta Borchardt do t‘i kuptojë më mirë "në gjermanisht", rreziqet që i vijnë demokracisë liberale nga reforma Rama-Berisha. Sepse në një intervistë dhënë dje televizioneve shqiptare, Shulz u shpreh: "Unë jam shumë i qartë se procesi i hartimit të Kodit Elektoral është një proces shumë i rëndësishëm, por më e rëndësishmja është që të krijohet një situatë pozitive dhe gjithëpërfshirëse, sepse, me sa jam informuar unë, jo të gjitha partitë janë përfshirë në këtë proces... Berisha me Ramën kanë një synim shumë të qartë për ta përjashtuar partinë e Ilir Metës nga ky proces dhe këtë ne nuk mund ta pranojmë". Presidenti Shultz është në gjendje që nga qindra kilometra larg të kuptojë padrejtësinë dhe dhunën antipluraliste dhe antidemokratike që po ushtrohet nga Rama dhe Berisha në Tiranë, nën maskën e reformës zgjedhore. Shultz kupton se përjashtimi nuk ka të bëjë vetëm me LSI, por me ardhmërinë e pluralizmit, me të gjithë partitë e tjera, që duhet të përfshihen në një proces, i cili nuk duhet të monopolizohet nga Rama dhe Berisha, por duhet të jetë gjithëpërfshirës. Ai kupton se përjashtimi po zëvendëson dialogun dhe bashkëpunimin pluralist, oligopoli - konkurrencën dhe kjo gjë, nuk mund të mos çojë në një klimë mosbesimi, nuk mund të çojë në bashkëpunim gjithëpërfshirës aq të nevojshëm për Shqipërinë në këto momente. Dhe aty ku ka mosbesim, nuk mund të mos lindë edhe konflikt. Një rrezik që e shikon edhe Petrit Vasili në Tiranë, por s‘dihet se, përse nuk e sheh ambasadori Borchardt. Përkundrazi, ai e akuzon Vasilin me faj se përse e sheh dhe e paralajmëron një rrezik të tillë. Natyrisht është në lirinë e ambasadorit Borchardt ta bëjë një gjë të tillë. Madje të akuzojë edhe Shultz se po mbjell një klimë mosbesimi. E megjithatë do të qe e tmerrshme!