Karli dhe Kamila thonë “Po”
10/04/2005 Princi martohet për herë të dytë në Windsor Castle
Ceremonia e bekimit është udhëhequr nga Kryepeshkopi i Kentërbërit, Rouan Uilliams. Shumë prej të ftuarve, përfshirë djemtë e Karlit, Uilliam dhe Herri, u transportuan për në ceremoninë e martesës me një autobus të marrë me qira. Ish-bashkëshorti i Kamilës, Endrju, ishte gjithashtu mes më pak se 30 të ftuarve në ceremoninë civile
Afro tetë vjet pas vdekjes së Dianës, ka nga ata që nuk mund ta pranojnë Kamilën si mbretëreshë të ardhshme, duke e parë marrëdhënien e saj me Karlin si arsyen përse u shkatërrua martesa e tij e parë. “Ajo i prishi martesën Princit”, tha Ivonë Uilliams, 67 vjeçe, e cila mbante në duar një pankartë, ku thuhej: “Rroftë Mbretëresha, Diana përgjithmonë. Mbreti Karl, Mbretëresha Kamila – kurrë”
Princi Karl dhe Kamila Parker Boules i thanë PO njëri-tjetrit dje, duke u lidhur në martesë dhe vënë kapak një dashurie disa dekadëshe, e cila mbijetoi edhe gjatë martesës së princit me bashkëshorten e tij të parë, Princeshën Diana.
Çifti u pa të dalë krah për krahu nga ndërtsa e shekullit 17, mes brohoritjeve të të pranishmëve dhe një bande xhazi që luante “Urime”. Ata përshëndetën turmën e pranishme, por nuk pati as puthje dhe as përqafim në publik.
Parker Bowles zë tashmë vendin e mëparshëm të Dianës, si Princeshë e Uellsit, ndonëse ajo ka në plan të lëshojë pe ndaj ndjenjave të publikut dhe do të shmangë këtë titull, duke u bërë e njohur si Dukesha e Kornuollit. Kur Karli të marrë fronin, Kamila do të jetë zyrtarisht mbretëreshë, por ajo dëshiron të thirret Princeshë – një tjetër lëshim ndaj sondazheve të opinionit që tregojnë se 70 për qind e popullsisë është kundër Mbretëreshës Kamila. Pas ceremonisë civile, çifti shkoi drejt Kështjellës Uindsor me një Rolls-Royce, për një ceremoni bekimi në Faltoren e Shën Xhorxhit, ku ka marrë pjesë edhe e ëma e Karlit, Mbretëresha Elisabetë II. Ajo dhe i shoqi, Princi Filip, nuk morën pjesë në ceremoninë civile, duke thënë se dëshironin të respektonin dëshirën e Karlit për ta mbajtur në “tone të ulët” martesën.
Kontrast
Ceremonia e bekimit është udhëhequr nga Kryepeshkopi i Kentërbërit, Rouan Uilliams. Shumë prej të ftuarve, përfshirë djemtë e Karlit, Uilliam dhe Herri, u transportuan për në ceremoninë e martesës me një autobus të marrë me qira. Ish-bashkëshorti i Kamilës, Endrju, ishte gjithashtu mes më pak se 30 të ftuarve në ceremoninë civile. Karli, ndryshe nga martesa e parë, ku ishte veshur me uniformë ushtarake, kishte zgjedhur veshje formale. Holli ishte imbushur me jasemin dhe zambakë – që njihen si lulet që simbolizojnë rikthimin e lumturisë.
Çifti kishte planifikuar fillimisht të martohej në Kështjellën Uindsor, por më pas i ndryshuan planet, sepse, sipas ligjit britanik të licensimeve, nëse kështjella do të regjistrohej si vend martesash, atëherë ajo do të ishte e detyruar të qëndronte hapur edhe për martesat e njerëzve të zakonshëm.
Ceremonia ishte në kontrast të plotë me madhështinë e martesës së Karlit në 1981 me 20-vjeçaren Diana Spencer, në Katedralen e Shën Palit.
Duke mbajtur në duar flamuj britanikë dhe duke ngritur pankarta me fjalë kushtuar Dianës, turmat që kishin mbushur rrugët përgjatë qytetit shumë të bukur pranë lumit Uindsor, pritën nën diellin e mëngjesit për martesën, e cila u shty për shkak të pjesëmarrjes së Karlit në funeralin e Papa Gjon Palit II, ditën e premte.
“E ka ai në dorë se me kë dëshiron të martohet”, tha Barbara Marrei, 41 vjeçe, e cila kish qëndruar jashtë gjatë të gjithë natës, së bashku me dy vajzat, për të siguruar një vend të përshtatshëm prej nga mund të shihte çiftin. “Cilado të ishte gruaja e tij, ajo nuk mund të ishte njësoj si Diana”.
Kundërshtimi
Afro tetë vjet pas vdekjes së Dianës, ka nga ata që nuk mund ta pranojnë Kamilën si mbretëreshë të ardhshme, duke e parë marrëdhënien e saj me Karlin si arsyen përse u shkatërrua martesa e tij e parë.
“Ajo i prishi martesën Princit”, tha Ivonë Uilliams, 67 vjeçw, e cila mbante në duar një pankartë, ku thuhej: “Rroftë Mbretëresha, Diana përgjithmonë. Mbreti Karl, Mbretëresha Kamila – kurrë”.
Për ceremoninë ishin marrë masa të jashtëzakonshme sigurie. Përveç snajperëve në çatitë e ndërtesave, oficerë të veshur civilë lëviznin pa u vënë re nëpër turmë, qentë antibombë u vunë në përdorim dhe policët që zakonisht janë të paarmatosur u panë me automatikë në rrugët përreth Kështjellës Uindsor.
Policia e Luginës së Tamizit, që është përgjegjëse për sigurinë jashtë Kështjellës, kishte në detyrë 550 policë, ndërsa Scotland Yard, i cili është i ngarkuar me sigurinë brenda Kështjellës, kishte dhjetëra të tjerë. Ditën e premte, Princi Karl i ishte bashkuar udhëheqësve nga e gjithë bota, që kishin shkuar në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Gjon Pali II.
Ndërkohë, Kamila shkoi gjatë të gjithë te premtes te parukieri, kapelashitësja dhe këpucarja – duke i dhënë kështu dorën e fundit përgatitjeve për veshjen e ditës së dasmës, e cila u mbajt e fshehtë.
Për t’iu përmbajtur traditës, Parker Bowles e kaloi natën e së premtes në Clarence House, rezidenca londineze për Princin e Uellsit, ndërkohë që Princi Karl e kaloi natën në shtëpinë e tij në fshat, së bashku me të bijtë. Të shtunën në mëngjes, Kamila, e veshur me një xhaketë blu, u pa të përshëndesë dhe buzëqeshë gazetarëve, teksa drejtohej për në Kështjellën Uyindsor, 20 milje në lindje të Londrës.
Brenda Kështjellës Uindsor, u ngritën tenda dhe dyer për median, ndërkohë që çdo pikë e favorshme, që nga ballkonët privatë e deri te çatia e një dyqani likernash u kthyen në vende të përkohshëm transmetimi. Hotelet ishin të gjithë të zënë, ndërkohë që dyqanet po bënin një tregti të jashtëzakonshme me kupa të martesave mbretërore dhe sende të tjera.
Historia
Karli u takua me Kamila Shand, 30 vjet më parë, dhe zbuloi se të dy ndanin të njëjtën dashuri për jetën rurale. Stërgjyshja e saj, Alis Kepel, kishte patur një marrëdhënie dashurie me Mbretin Eduard VII, stërgjyshi i Karlit. Thuhet se Kamila, atëherë një vajzë e re, ia kishte përmendur këtë fakt Karlit pas një ndeshje polo, në fillim të viteve shtatëdhjetë.
“Stërgjyshja ime ka qenë dashnorja e stërgjyshit tënd, çfarë mendon ti?”, thuhet se i ka thënë ajo Princit.
Por Karli u largua me Flotën Mbretërore, në shërbim, pa e çimentuar lidhjen dashurore mes të dyve. Në mungesë të tij, Kamila u martua me Endrju Parker Boules. Në vitin 1981, Princi u martua me Dianën, e cila fitoi zemrën e të gjithë kombit, por nuk mundi të mbajë atë të bashkëshortit të saj. Karli pranoi disa vite më vonë se kishte thyer betimet e bëra gjatë martesës së tij pas përkeqësimit të saj, pavarësisht përpjekjeve të tij dhe sidomos të Dianës për ta shpëtuar atë.
“Në këtë martesë, ne ishim tre”, kja thënë Diana më vonë – por ajo pranoi se edhe vetë kishte patur lidhje. Shumë vetë përkrahën pikëpamjet e Dianës, duke përgojuar Kamilën, si një shkatërruese e martesës mbretërore. Karli dhe Diana u divorcuan në vitin 1996, një vit pas prishjes së martesës së Kamilës me ish- bashkëshortin e saj.
Pas vdekjes së Dianës, në vitin 1997, Karli dhe Kamila nisën që dalëngadalë ta bëjnë gjithnjë e më publike marrëdhënien e tyre. Për herë të parë, ata u shfaqën së bashku në publik në vitin 1999; puthja e parë publike erdhi në vitin 2001. Në shkurt të këtij viti, Princi dhe Kamila shpallën datën e martesës. Martesa e tyre hasi në një seri pengesash, përfshirë atë të titullit që do të duhet të marrë princesha e saposhpallur.
Më vonë, nisën edhe spekulimet në lidhje me ligjshmërinë e martesës. Por Regjistrari i Përgjithshëm i hodhi poshtë të gjithë thashethemet, ndërkohë që kryekëshilltari ligjor i qeverisë tha se nuk do të kishte pengesa.